Pjesëtari i FSK-së që i aksidentuar në komunikacion më 23 nëntor në rajonin e Gjilanit, o t’i nënshtrohet një intervenimit kirurgjik në Kliniken e Ortopedisë në QKUK.
Kjo është bërë e ditur nga FSK përmes një komunikate për media.
Sipas FKS-së, rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti i trafikut janë duke u trajtuar dhe sqaruar nga organet përkatëse.
“Si pasojë e aksidentit në trafik, pjesëtari ka pësuar lëndime, ku edhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë. Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në sqarim.








