TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

by teve1.info
1 muaj ago
1
A A
Shqipëria synon vendin e parë në grup, insiston selektori Maran

Kombëtarja e Shqipërisë nis nga e hëna përgatitjet për rrugëtimin e ri në UEFA Nations League, përballe Bjellorusisë, Finlandës e San Marinos.

Në kuadër të këtij kompeticioni, që ndryshe nga herët e tjera do të luhen 4 ndeshje nga 26 shtatori deri më 6 tetor, trajneri i kuqezinjve Rolando Maran ka publikuar sot edhe listën me 29 lojtarë të grumbulluar.

Pak përpara konferencës zyrtare për media paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri italian shpalli listën dhe më pas doli në konferencë ku iu përgjigj interesit të gazetarëve.

Nga mungesat, te rikthimi i Etrit Berishës dhe risitë në listën kuqezi, trajneri Maran vendosi theksin tek objektivi i skuadrës në këtë Nations League, që është vendi i parë në grup.

“Berisha ka treguar që ka cilësi të mira si portier dhe duke u ndikuar edhe nga dëmtimi i Strakoshës, kam bërë zgjedhje për të marrë portierët më të mirë dhe në gjendje më të mirë. Sa i përket Brojës dhe Bajramit, kam vlerësuar kushtet e përgjithshme aktualisht. Kombëtarja nuk është një portë që mbyllet, por këto janë zgjedhjet që janë bërë në këtë rast”, ka thënë Maran.

Ai ka folur edhe më shumë për rikthimin e Berishës, ndërsa është ndalur edhe te Brajan Gruda, Adri Mehmeti e Arda Kurtulan.

“Nuk ka rëndësi nëse është 17 apo 37 vjeç. Unë e vlerësoj mes portierëve më të aftë të Shqipërisë. Nëse do të ishte Strakosha, do të vinte gjithsesi. Do të vinte gjithsesi e do të zgjidhja kush është më mirë. Kam shumë besim te potenciali i tij. Do të kuptoj nëse meriton të luajë më shumë ai apo tjetri”, shtoi Maran.

“Sigurisht, të gjithë e dinë, interesi në mënyrë direkte apo indirekte i është manifestuar. I kam krahët e hapur për të gjithë që duan të bëjnë pjesë në këtë Kombëtare dhe të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Tani e tutje dua të flas për lojtarët që janë në këtë listë, sepse ata më interesojnë dhe janë ata që sjellin gëzim Dhe fitore. Të gjitha procedurat që duheshin janë bërë. Unë preferoj të flas për lojtarët që janë pjesë e kësaj liste dhe që e duan shumë këtë fanellë”.

Për ndeshjet e LIgës së Kombeve, ai shtoi se pret një Shqipëri që do të luftojë në fushë dhe do të kërkojë rezultat pozitiv.

“Unë dua të shoh një Shqipëri që lufton dhe që hyn në fushë për të bërë ndeshjen më të mirë dhe për të qenë më të mirë se kundërshtarët, dhe çdo lojtar të lëshojë çdo pikë djerse që ka për të bërë një ndeshje sa më të mire”, shtoi Maran.

Ndërsa, për objektivin e Shqipërisë, Maran tha: “Po, objektivi ynë është vendi i parë në grup. Me lojtarët që kemi mund ta bëjmë dhe i kemi të gjitha kartat në dorë për t’ia arritur”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

“Kickers” raporton se Albian Hajdari nuk pritet të kthehet deri në janar

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohet një person në Drenas, dyshohet se kanosi policët gjatë shqiptimit të gjobës

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre persona arrestohen nën dyshimin për ngacmim seksual

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Nga 16 prilli 269 raste me fruth në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën