TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​SHBA-ja sulmon Iranin

by tëvë1
60 minuta ago
0
A A
SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ndaj ishullit Qeshm të Iranit, në Ngushticën e Hormuzit, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit për Kongresin amerikan.

Sipas BBC-së, zyrtarë amerikanë kanë konfirmuar për CBS News, partnerin amerikan të transmetuesit britanik, se sulmet kanë qenë të kufizuara dhe janë ndërmarrë si përgjigje ndaj të shtënave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) drejt një avioni amerikan.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA ka raportuar se të hënën janë dëgjuar disa shpërthime në ishullin Qeshm.

BBC ka kontaktuar Komandën Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM), përgjegjëse për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, për të marrë një koment lidhur me sulmet.

Zhvillimet ndodhin në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë nëse republikanët ose demokratët do ta kontrollojnë Kongresin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, po përballet me rënie të mbështetjes në sondazhe dhe presion brenda Partisë Republikane për t’i dhënë fund luftës me Iranin, e cila nisi në shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan këtë shtet.

Më herët të hënën, Trump u kishte deklaruar gazetarëve se nuk po nxitonte të intensifikonte sulmet ndaj Iranit.

“Në një mënyrë apo tjetër, ne do të bëjmë diçka, por nuk ka nxitim. Ne i kemi gjymtuar financiarisht”, ka deklaruar Trump për Axios.

“Ata nuk kanë para, nuk kanë benzinë dhe populli i tyre po lodhet shumë nga kjo”, ka shtuar ai.

Në një intervistë për Fox News, në prag të zgjedhjeve, Trump ka thënë gjithashtu se SHBA-së mund t’i duhet të sulmojë objektin e quajtur “Pickaxe”, i cili lidhet me programin bërthamor të Iranit.

Sipas presidentit amerikan, një operacion i tillë “nuk është ndonjë gjë e madhe” dhe mund të realizohet “brenda një ore”.

Ditët e fundit janë shtuar spekulimet se SHBA-ja mund të rifillojë sulme më të gjera ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit.

Megjithatë, i pyetur të hënën nga një gazetar nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Trump është përgjigjur shkurt: “Jo”.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar për agjencinë IRNA se përmes ndërmjetësve po zhvillohen bisedime “shumë intensive” me Shtetet e Bashkuara për përfundimin e luftës.

Ai ka theksuar se Teherani është i përgatitur për të dy skenarët, atë diplomatik dhe ushtarak, “më shumë se kurrë më parë”.

Sipas Araghchit, i takon Uashingtonit të zgjedhë ndërmjet “rrugës së mençur” të negociatave dhe “gabimit të agresionit ushtarak”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Rama vijon thirrjet e përsëritura ndaj studentëve për dialog

Amerikanët votojnë sot, Trump përballet me testin e madh për kontrollin e Kongresit

Amerikanët votojnë sot, Trump përballet me testin e madh për kontrollin e Kongresit

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Ministria e Ekonomisë ndan 1 milion euro për Fondin e Efiçiencës së Energjisë

Rama thotë se të hënën kthehet në normalitet situata me menaxhimin e mbeturinave

Rama e cilëson si “show politik” dorëzimin e dosjeve në Prokurori nga LVV-ja

LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik

LVV në Prishtinë dorëzon dosje në Prokurorinë Speciale për kontratat e ndriçimit publik

Spalleti lavdëron dhe kritikon Zhegrovën pas golave

Zhegrova do të përfshihet në listë për Ligën e Evropës

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Huthëve

​SHBA-ja sulmon Iranin

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të arrestuarit për krime lufte

Aksion i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën