TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

by teve1
50 minuta ago
4
A A
Shqipëria nis procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë ka nisur procedurat për anulimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi kompania koncesionare nuk ka respektuar afatet e parashikuara për realizimin e projektit.

Burime të Top Channel bëjnë të ditur se shkak për këtë vendim është mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale lidhur me ecurinë e punimeve dhe tejkalimi i afateve të ndërtimit.

Sipas këtij mediumi, ky hap vjen pas paralajmërimeve të mëhershme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila, pas mosmarrëveshjeve mes kompanive të përfshira në projekt, u kishte dhënë ultimatum kontraktorëve për të përshpejtuar punimet dhe për të rikuperuar vonesat.

Ministria kishte paralajmëruar se, në të kundërtën, do të procedonte me anulimin e kontratës dhe vendosjen e gjobave ndaj kompanive përgjegjëse.

Ditë më parë, biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli, kompania zvicerane e të cilit, Mabco, është pjesë e konsorciumit koncesionar e kishte cilësuar situatën në Aeroportin e Vlorës si “jashtë çdo standardi të shtetit të së drejtës”, duke pretenduar se projekti po mbahet peng prej muajsh nga persona që, sipas tij, veprojnë në kundërshtim me ligjin.

Në një shkrim në Facebook ai kishte thënë se pavarësisht vendimeve të Gjykatës së Lartë në favor të Mabco-s dhe dhjetëra kallëzimeve të paraqitura në institucionet kompetente, nuk është ndërmarrë asnjë veprim efektiv për rikthimin e ligjshmërisë.

Sipas tij, kjo ka shkaktuar dëme financiare, teknike, ekonomike dhe reputacionale për një projekt ku janë investuar, sic ka thënë, qindra milionë euro.

Ai u ka bërë thirrje SPAK-ut, Prokurorisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të zhvillojnë hetime të plota dhe të pavarura, të identifikojnë përgjegjësit dhe të marrin masa për rikthimin e menjëhershëm të rendit ligjor.

“Aeroporti i Vlorës nuk mund të vazhdojë të mbahet peng nga interesa të paligjshme, ndërkohë që institucionet heshtin dhe një investim strategjik për Shqipërinë dëmtohet çdo ditë”, theksoi Pacolli.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore dhe investimet strategjike në Shqipëri. Kontrata për të u nënshkrua në prill 2021 ndërsa punimet nisën në fund të këtij viti dhe aeroporti ishte planifikuar të hynte në funksion gjatë vitit 2025, sipas një njoftimi të qeverisë shqiptare. Megjithatë, projekti është përballur me vonesa të konsiderueshme, mosmarrëveshje ndërmjet partnerëve të konsorciumit dhe konteste ligjore që kanë ndikuar në ecurinë e punimeve.

Nisja e procedurës për anulimin e kontratës shënon zhvillimin më serioz deri më tani për të ardhmen e projektit. Nëse kontrata koncesionare prishet, autoritetet shqiptare do të duhet të vendosin nëse aeroporti do të ritenderohet apo do të ndiqet një model tjetër për përfundimin e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës akuzon Vuçiqin se ka futur grupe të armatosura të padeklaruara në BiH

Begaj pret ambasadorin e ri të Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës

Begaj pret ambasadorin e ri të Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Huthët e Jemenit thonë se kanë goditur me dronë aeroportin Najran në Arabinë Saudite

Huthët e Jemenit thonë se kanë goditur me dronë aeroportin Najran në Arabinë Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën