Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin e bombolës së oksigjenit që ndodhi sot në Kolegjin “Heimerer”, ku u lëndua një person.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, për Tëvë 1 ka thënë se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë hetimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Tëvë1 ka kontaktuar edhe me drejtorin e Emergjencës, Naser Syla i cili tha se i lënduari ka pasur lëndime të lehta.
“Po po është trajtu, ka pasur lëndime të lehta”, ka thënë ai./teve1.







