Shpërthim i fuqishëm në Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Lushnje, ku raportohet  se nga shpërthimi një person ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Gazetarja e Klan News raportoi nga vendngjarja duke dhënë më shumë detaje për këtë shpërthim që paraprakisht dyshohet të jetë aksidental.

“Disa minuta më parë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm që është ndjerë në gjithë qytetin, në zonën industriale, përballë ish-uzinës së plastmasit. Shpërthimi ka ndodhur në një kapanon ndërtimi dhe disa persona kanë qenë duke punuar aty në atë moment. Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes 2 persona janë dërguar me djegie të rënda në të gjithë trupin për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë një tjetër ka humbur jetën. Dyshohet se gjatë kohës së punimeve në  një vinç ka kapur në lartësi tensionin e lartë elektrik që kalon në këtë zonë duke provokuar shpërthimin e fuqishëm.

Tashmë është vendosur shiriti i sigurisë, por burime policore bëjnë me dije se brenda kapanonit është hapur një gropë me diametër jashtëzakonisht të madh, e cila tashmë është shpallur zonë e ndaluar. Është një tronditje e madhe për banorët e këtij qyteti pasi nga shpërthimi janë thyer dhjetëra xhama të bizneseve, jo vetëm atyre përballë këtij objekti në ndërtim, por edhe ato më larg, në vijë ajrore 4 km.”

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë zjarrfikësja dhe ambulanca, e cila siç shihet nga pamjet largohet me shpejtësi bashkë me të lënduarit./tvklan.al

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT
Next Post