TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shpalosen në Prishtinë artefaktet e mësuesit boshnjak që u vra në gjenocidin e Srebrenicës

Artefaktet e një mësuesi boshnjak u shpalosën për herë të parë në Prishtinë. Ky mësues, ishte në mesin e 8 mijë e 372 viktimave të Ushtrisë së Republikës Serbe, që në korrikun e vitit 1995 u vranë në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Në shpalosjen e këtyre artefakteve, mori pjesë përfaqësuesi i familjarëve të të vrarëve si dhe zv/kryeministrja nga komuniteti boshnjak, Emiljia Rexhepi.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Shpalosen në Prishtinë artefaktet e mësuesit boshnjak që u vra në gjenocidin e Srebrenicës

Ora dhe syzet u sollën në Prishtinë.

Por, 29 vjet më parë, ato i përkisnin një mësuesit në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ky i fundit ishte vetëm njëri nga dhjetëra mijëra boshnjakët myslimanë, që në korrikun e vitit 1995, u mblodhën në Srebrenicë.

Më 11 korrik, mësuesi boshnjak, bashkë me 8 mijë e 371 myslimanë të tjerë, u vranë nga Ushtria e Republikës Serbe në krye me Ratko Mlladiq.

E në përvjetorin e 29 të kësaj masakre, dy artefakte të viktimave të këtij gjenocidi serb, u zbuluan në Prishtinë.

“Këtu çka po shihni sot, po ekspozohen artefaktet e një mësuesi, i cili nuk kishte faj, ai është dashur të vazhdonte të jepte mësim në Srebrenicë, por që sot duhet ta kujtojmë vetëm përmes këtyre artefakteve”, tha përfaqësuesi i familjarëve të të vrarëve, Mensur Bektic.

Mensur Bektic, është edhe autori i simbolit të gjenocidit në Srebrenicë.

Ndërsa si përfaqësues i familjarë të viktimave të këtij gjenocidi, thotë se dhimbja për të vrarët, është ende e madhe.

“Nëse vini në Srebrenicë dhe rrini me nënat, gratë apo motrat e këtyre burrave të vrarë, krejt çfarë do të dëgjonit, është ofshama pikëllimi, por asnjëra nuk kërkon hakmarrje, nuk kërkojnë vrasjen e serbeve, por i edukojnë gjeneratat e ardhshme me tolerancë, të cilën e ka treguar edhe Kosova”, tha ai.

E pranishme në shpalosjen e artefakteve, ishte edhe zv/kryeministrja nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi.

Kjo tha se nëse një ngjarje e tillë harrohet, ajo mund të përsëritet.

“Është e rëndësishme që të shënohet ky moment, ta kujtojmë që edhe ne boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës e kishim të njëjtin armik, që tentoi të na zhdukte si popuj. Pra, me këtë shënim po duam që këtë tolerancë, paqen për të cilën po na flasin, ta aplikojmë, por mos ta harrojmë dhunën dhe jotolerancën të cilën e kaluam”, tha zv.kryemistrja e Kosovës, Emilija Rexhepi.

Ndryshe, në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, krimin në Srebrenicë, e njohi si gjenocid.

Për këtë, ish-presidenti i Republikës Serbe, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë Ratko Mlladiq, u dënuan me burgim të përjetshëm.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Ish-drejtori i PK-së: Numri më i madh i vrasjeve ndodh në muajt e pranverës

Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Ndalohet i dyshuari që kanosi me vrasje dëshmitarin bashkëpunues në çështjen “Brezovica”

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës

Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës

Mbi 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente gjatë 24 orëve

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen në Podujevë vazhdon të mbetet e rëndë

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Njësia Speciale ndërhyri pasi e dyshuara për vrasjen në Podujevë ishte mbyllur në shtëpi – detaje nga rasti

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në Emergjencë njëra nga të plagosurat në Podujevë ku mbrëmë u vra një burrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën