TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti për mandatimin e Konjufcës: Votat do të dihen vetëm në seancë plenare, 56 i ka të sigurta

by Tëvë1
12 muaj ago
2
A A
Kurti për mandatimin e Konjufcës: Votat do të dihen vetëm në seancë plenare, 56 i ka të sigurta

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur rreth mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër.

Ai tha se emri i Konjufcës u dërgua te Presidentja Vjosa Osmani për të shmangur zgjedhjet, teksa sqaroi se sa vota janë saktësisht për të, mund të merret vesh vetëm në seancë plenare.

“Po të ishte parakusht 61 nënshkrime që të tentohet herën e dytë të votohet Qeveria, nuk do të kishte pasur kuptim afati 15 ditor që ekziston për herën e dytë. Sa vota janë saktësisht, mund të merret vesh vetëm në seancë plenare”, tha Kurti në konferencë për media.

Tutje, Kurti bëri të ditur se Konjufca ka të sigurta 56 votat që Lëvizja Vetëvendosje kishte kur u hodh në votim qeveria, me mundësinë për të fituar edhe ndonjë votë më shumë.

“Glauk Konjufca i ka që të gjitha votat që i kam pasur unë… Ato 56 sigurt i ka edhe Glauku, ndoshta edhe merr ndonjë më shumë, ma pak s’mund të marrë. Është e pafalshme të mos tentohet… Le të përpiqemi maksimalisht që ta formojmë një Qeveri e të ecim përpara”, tha Kurti.

Ai përjashtoi mundësitë për ndonjë koalicion me partitë opozitare:

“Sa i përket koalicioneve qeverisëse me këto partitë, unë nuk shoh kurfarë mundësie as teorike më për shkak të mosbashkëpunimit të tyre. U kemi shkruar letra, na janë përgjigjur publikisht, na kanë thënë që nuk takohen”, shtoi Kurti.

Kurti po ashtu shpjegoi se një nga arsyet e propozimit të Konjufcës është edhe kalimi i buxhetit:

“Prandaj sot dërguam tek Presidentja emrin e Glauk Konjufcës, ish-Kryetarit të Kuvendit, që të bëjmë edhe një tentim për formimin e Qeverisë që të mos ketë dy palë zgjedhje për dy muaj. Meqë opozita po thotë se kurrsesi të votojë buxhet të Qeverisë në detyrë, atëherë le ta kemi një Qeveri që s’është më në detyrë dhe ta votojmë buxhetin”, tha Kurti.

Tags: albin kurtiGlauk KonjufcaQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

Tahiri vlerëson se Aleanca ka vizion të qartë për Kosovën dhe paralajmëron ndryshimin

Tahiri vlerëson se Aleanca ka vizion të qartë për Kosovën dhe paralajmëron ndryshimin

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për 53 kg marihuanë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për 53 kg marihuanë

Haziri: Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë

Haziri: Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë

Tre të lënduar në protestën në Shqipëri, përfshirë një 15-vjeçar

Tre të lënduar në protestën në Shqipëri, përfshirë një 15-vjeçar

Malisheva mposht Vushtrrinë dhe vazhdon të prijë në Superligë

Malisheva mposht Vushtrrinë dhe vazhdon të prijë në Superligë

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Protesta zhvendoset para Kryeministrisë: Gaz lotsjellës, breshëri gurësh dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protesta zhvendoset para Kryeministrisë: Gaz lotsjellës, breshëri gurësh dhe thirrje për dorëheqjen e Ramës

Kosova fiton dy medalje në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan

Kosova fiton dy medalje në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

Kolonët izraelitë sulmojnë diplomatët evropianë në Bregun Perëndimor, reagon BE-ja

Kolonët izraelitë sulmojnë diplomatët evropianë në Bregun Perëndimor, reagon BE-ja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën