TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shoqatat dhe bizneset bëjnë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të liberalizmit

by tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shoqatat dhe bizneset kanë bërë thirrje për mos ndërprerje të energjisë dhe shtyrje të afatit liberalizmit të tregut.

Kjo është bërë në një takim që është mbajtur të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, së bashku me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës kanë mbajtur takim me bizneset, me të cilat është diskutuar sa i përket çështjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset që janë dalë në treg të lirë.

Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, ka përmendur hapat e ndërmarrë deri më tani, me të cilave edhe letrat dërguar Komisionit Evropian, Sekretariatit për Energji në Vjenë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ai ka thënë se përkundër kërkesave të vazhdueshme dhe prezantimit të fakteve për një numër të madh të shkeljeve nga ZRRE, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që t’u gjendet bizneseve, të cilat mbushin mbi gjysmën e buxhetit të shtetit.

Nga ana tjetër, drejtori i OEGJK-së, Besnik Vasolli tha se procesi është përcjellë e po vazhdon të përcillet me paqartësi të shumta, derisa përmendi faktin se bizneset që janë furnizuar gjatë dy muajve të fundit me energji nga KEK-u, nuk kanë marrë faturat e energjisë.

HysenSogojeva nga OHT, shprehu mbështetjen e vazhdueshme në kundërshtim të veprimeve të dëmshme të ZRRE-së.

Në këtë takim konsultativ, drejtuesit e bizneseve kanë shprehur shqetësimin për mungesë të informatave, pasigurisë për të ardhmen e tyre dhe veprimeve të KEK-ut, që po i largon orët aktuale të rrymës dhe po i vendos të vetat pa asnjë njoftim.

Si shoqatat e bizneseve ashtu edhe bizneset, kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se askush nuk është kundër liberalizimit të tregut të lirë të energjisë, por se paqartësitë, mungesa e informatave, tregu i pa përgatitur, vërtetuar edhe nga instancat ndërkombëtare, e bëjnë këtë proces të dyshimtë dhe dëmtues për ekonominë.
Me këtë rast i është bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës, ZRRE-së dhe KEK-ut që të pezullojnë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe të rishqyrtohet i gjithë procesi i liberalizimit të tregut.

30 korriku është afati i fundit për bizneset që të nënshkruajnë kontrata për furnizim me energji elektrike sipas vendit të ZRrE.

Bizneset që nuk kanë nënshkruar kontrata të tilla momentalisht janë duk u furnizuar me energji nga KEK-u, por kjo nuk pritet të vazhdojë pas 30 korrikut.

Disa biznese kanë fituar rastin ndaj ZRrE-së në Gjykatën Komerciale lidhur me vendimin për liberalizim të tregut të lirë të energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria në detyrë emëron Këshillin për Raportim Financiar dhe miraton ndarje buxhetore

Sokoli largohet nga Malisheva

Sokoli largohet nga Malisheva

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Prishtina prezanton Selmanin

Prishtina prezanton Selmanin

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën