tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Shkollat në kryeqytet ende pa dollapë të shfrytëzueshëm

Çantat e rënda po vazhdojnë të jenë pengesë për nxënësit e gjithashtu edhe për prindërit. Nga drejtoria e arsimit në Komunën e Prishtinës kanë thënë se shkollat e kryeqytetit do të furnizohen me dollapë metalik, teksa janë të vendosura vetëm në tri shkolla. Nga e njëjta nuk kanë dhënë përgjigje për objektet tjera arsimore në Prishtinë.

teve1 nga teve1
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Mëngjes tejet i lumtur, sepse sot po fillojmë furnizimin me dollape të fëmijëve për klasët e para deri në klasët e pesta”.

Ky është një postim i drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, i bërë në muajin shkurt të këtij viti.

Musmurati në atë kohë njoftoi se kanë filluar të vendosin dollapë metalikë në shkollat e Prishtinës.

Por, tani ka filluar viti i ri shkollor dhe në shumë shkolla mungojnë dollapë të tillë.

Visar Osmani, drejtor i SHFMU ‘’Emin Duraku’’ në Prishtinë, thotë se në shkollën që ai menaxhon nuk ka dollapë metalikë.

Ndërkohë thotë se dollapët ekzistues janë siguruar nga vetë prindërit.

“Këta dollapët metalikë që kanë ardhë në tri shkolla të Prishtinës janë për kokë nxënësi, ne i kemi për kokë nxënësi nuk i kanë të gjitha klasët por mbi 50 për qind janë për kokë nxënësi , në shkollën tonë ne po i blejmë prindërit po ndihmojnë por ne jemi ata që po i dëmtojmë dhe nuk po kujdesemi ta ruajmë inventarin dhe të vendosen dollapët e brenda dy muajve të shkatërrohen kjo është e pakuptimtë”, tha Duraku.

E në mungesë të dollapëve, çantat e nxënësve mbesin të stërngarkuara.

“Djalin është dashtë çdo herë me e përcjellë në shkollë për shkak të peshës që e ka pasë me libra edhe për këtë është dashtë me shoqnu gjithmonë në shkollë”, thotë një prind i një nxënësi.

Njëjtë shprehet edhe një gjysh për nipin e tij.

“I bi mesat këtu në shkollë, por po duhet me ju ndihmu, por për atë hir që jam gjysh me vullnet ju ndihmoj, i çoj në shpinë dhe kështu i endi”, tha Ramadan Kuçi.

Të pakënaqur për mungesën e dollapëve brenda hapësirave mësimore po shprehen edhe vetë nxënësit.

“Mendoj se duhet me i pasë raftat e librave dhe mos me i mbajtë çantat”, thotë Nina  Jakupi.

“Ish kanë ma mirë me pas një raft të librave dhe të kemi çantën më të lehtë”, shprehet një nxënëse tjetër, Ema Rexha.

Një nxënës është ankuar se nga pesha e rëndë e çantës ka edhe dhimbje të shpinës.

“Çantat janë të rënda për mua, shokët dhe shoqet dhe duhet me pas rafta në shkollë për me i shti librat se nuk mundemi me mbajt të gjitha sepse kemi dhembje të shpinës”, tha Yll Mustafa.

Tëvë1 ka adresuar pyetje në drejtim të Drejtorisë për Arsim në Komunën e Prishtinës, për të parë nëse do të vazhdojë edhe në shkollat tjera të vendosen dollapët metalikë, por deri në publikimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

E ndërkohë, mbingarkesa e çantave të nxënësve nga kryeqyteti do të vazhdojë edhe më tutje.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Riga Gjata.

Tags: Besinë MusmuratiKomuna e Prishtinespesha e rëndë e çantave

Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohje e falënderim për pjesëtarët e policisë tonë

24/09/2023

Shefi i Kabinetit të Konjufcës: Arsenal armësh gjendet në Manastirin e Banjskës

24/09/2023

Abdixhiku viziton policin e plagosur: Do të kapërcejmë secilën sfidë

24/09/2023

Dita e diel për sukseset e skuadrave shqiptare, Shkëndija mbetet në krye

24/09/2023

Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

24/09/2023

Njësia Speciale hyn brenda manastirit të Banjskës ku ishte ngujuar grupi i armatosur

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.