TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​PDK, LDK dhe AAK të vendosura kundër votimit të fshehtë: Po mbrojmë kushtetutshmërinë

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin, akuza dhe tensione të reja

Kuvendi i Kosovës për herë të 44-të ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 11 korrik në orën 11:00.

Megjithatë, edhe kësaj radhe, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, mbajtën fjalime në foltoren e Kuvendit pas ndërprerjes së seancës dhe pa asistencë të administratës së Kuvendit. Të njëjtit akuzuan partinë që ka dalë e para në zgjedhje, Lëvizjen Vetëvendosje, se po bllokon konstituimin e Kuvendit dhe po shkel Kushtetutën e vendit, sidomos pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për krizën politike. Pas përfundimit të deklarimeve të qëndrimeve të tyre, ata u larguan nga salla plenare.

Fillimisht, pasi morën fjalën për të propozuar emrat për anëtarë të komisionit, deputetë të partive të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kërkuan nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, t’i rikthehet rendit të ditës, derisa në disa raste pati edhe polemika në distancë mes deputetëve.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, nuk propozoi emër për komisionin verifikues, por tha se kërkon kthim, sipas tij, te kushtetutshmëria në Kuvend.

“I nderuar ushtrues detyre i kryetarit të Kuvendit. I nderuar ushtrues i detyrës së kryeministrit, ushtrues të detyrës së ministrave, e nderuar ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit, të dashur qytetarë të shtetit – u.d., e ftoj kryesuesin të kthehet në pikën e rendit të ditës”, tha ai.

Në anën tjetër, më polemizues ishte deputeti i LDK-së, Paris Guri, i cili polemizoi me disa prej deputetëve të LVV-së, ku mes tjerash iu drejtua deputetes Fitore Pacolli, duke i thënë “kthe 200 mijë euro”.

“A jeni mirë? Çka keni? Qetësohuni, mos bërtitni si fëmija se i keni do vjet. Dimal, qetë… Fitore, çka po qesh – a i ke kthy 200 mijë euro? Mos qesh se marre”, tha ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili kërkoi nga regjia të ndalet mikrofoni.

“Ndërprite mikrofonin”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja Time Kadrijaj propozoi sërish deputetin Albin Kurti për anëtar të komisionit, derisa tha se i njëjti po bllokon formimin e institucioneve të reja.

“Ne e kemi propozimin. Ai që është bllokues duhet me zhblloku. Ne kemi propozimin: Albin Kurtin”, tha ajo.

Pasi u ndërpre seanca konstituive, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se votimi i fshehtë është në kundërshtim me Kushtetutën. Andaj, kundërshtimi i tyre për votimin e fshehtë nuk është vetëm një procedurë e thjeshtë, mirëpo bëhet fjalë mes demokracisë dhe arbitraritetit.

“Sot nuk është fjala vetëm për një procedurë, por është fjala për një shtet ligjor dhe kaos institucional. Midis demokracisë dhe arbitraritetit. Nëse sot lejojmë të shkelet Kushtetuta për një karrige, nesër do të shkelet për një qeveri dhe pasnesër për një ligj. Ndërkaq, pa e kuptuar, nuk do të kemi më rregulla, por vetëm pushtet që s’njeh asnjë kufi”, theksoi ai.

Kritik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh edhe deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, i cili tha se e njëjta po shkel vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën.

“44 dështime, 44 seanca të shndërruara në farsë politike, 44 herë shkelje e vullnetit të qytetarëve, por edhe shkelje e Kushtetutës së vendit. Ky është bilanci real i partisë fituese të zgjedhjeve, por e cila në thelb është humbëse – në përgjegjësi, etikë, vullnet për bashkëpunim dhe respekt për Republikën… Po tentojnë ta uzurpojnë institucionin më të lartë përfaqësues të vendit tonë. Vendi po fundoset në krizë të thellë socio-ekonomike, qytetarët nuk e kanë luksin që 44 herë të provojnë ta paguajnë energjinë elektrike”, theksoi Zogaj.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se duke kundërshtuar votimin e fshehtë në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit, po mbrojnë Republikën dhe kushtetutshmërinë e vendit.

“Do ta mbrojmë Republikën – jo Republikën e LVV-së, por Republikën e Kosovës. Kjo Republikë nuk është bërë thjesht dhe lehtë. Për këtë Republikë është derdhur shumë gjak dhe është bërë shumë mund dhe sakrificë, derisa kemi ardhur të vijmë në këtë Kuvend të Kosovës. E kemi obligim para qytetarëve dhe familjeve të dëshmorëve, dhe të gjithë atyre që kanë dhënë më së shumti, të qëndrojmë stoikisht dhe të mbrojmë Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo, shkruan KP.

Kosova, edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, nuk ka formuar institucionet e reja. Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës assesi nuk po merren vesh për zgjedhjen e trupave të legjislativit që do t’i hapte rrugë pastaj formimit të qeverisë.

Përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend dhe obligimit taksativ për konstituim të Kuvendit jo më larg se 26 korriku, partitë parlamentare kanë vazhduar avazin e dështimit në zgjedhjen e trupave të legjislativit në pesë seancat e fundit.

Mes tjerash, në aktgjykim kërkohet që partitë parlamentare, veçmas partia e parë në zgjedhje – Lëvizja Vetëvendosje – në mirëbesim të bashkëpunojnë për konstituimin e Kuvendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në gjashtë tentime të hapura nuk ka arritur të sigurojë 62 votat e nevojshme për të marrë këtë post.

Tags: Kuvendi i KosovesParitë politikeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vjet nga anëtarësimi në Frankofoni, Hoxhaj thekson rëndësinë për diplomacinë kosovare

Hoxhaj në 27-vjetorin e PDK-së kujton Thaçin, Veselin dhe Krasniqin: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit

Hyn në fazën përfundimtare asfaltimi i rrugës Grejkoc – Rrafshi i Livadheve, investim prej 3 milionë eurosh

Hyn në fazën përfundimtare asfaltimi i rrugës Grejkoc – Rrafshi i Livadheve, investim prej 3 milionë eurosh

Parandalohet futja e 87 gramëve të substancës së dyshuar narkotike në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e 87 gramëve të substancës së dyshuar narkotike në Burgun e Dubravës

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

11 vjet nga anëtarësimi në Frankofoni, Hoxhaj thekson rëndësinë për diplomacinë kosovare

Hoxhaj në 27-vjetorin e PDK-së kujton Thaçin, Veselin dhe Krasniqin: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit

Hyn në fazën përfundimtare asfaltimi i rrugës Grejkoc – Rrafshi i Livadheve, investim prej 3 milionë eurosh

Hyn në fazën përfundimtare asfaltimi i rrugës Grejkoc – Rrafshi i Livadheve, investim prej 3 milionë eurosh

Përmbytje të mëdha në Itali, rrugët mbulohen nga balta dhe makinat përfundojnë në ujë

Përmbytje të mëdha në Itali, rrugët mbulohen nga balta dhe makinat përfundojnë në ujë

Parandalohet futja e 87 gramëve të substancës së dyshuar narkotike në Burgun e Dubravës

Parandalohet futja e 87 gramëve të substancës së dyshuar narkotike në Burgun e Dubravës

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

I kërkuari nga Interpoli, Milan Radoiçiq, shfaqet në tubimin e SNS-së pranë djalit të Vuçiqit

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Gërvalla: Nuk kam asnjë pikëtakim me Specialen, s’kam heshtur – duhet të përgatitemi për betejën ligjore në Apel

Gërvalla pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan: Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën