TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shkodra thotë se rezoluta për Policinë është tendencë për ta njollosur këtë institucion

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Shkodra thotë se rezoluta për Policinë është tendencë për ta njollosur këtë institucion

Rezoluta për Policinë e Kosovës e propozuar nga PDK-ja nuk ka arritur të hidhet në votim gjatë seancës së sotme të Kuvendit. Për ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, kjo rezolutë, është tendencë e një pjese të partive politike për ta njollosur PK-në.

Shkodra thotë se deklaratat që Njësia Speciale Intervenuese FIT nuk do jetë në detyrë, “janë ogurzezë për Kosovën”.

Reklamë

Teksa vlerëson se kërkesat për sigurim shëndetësor dhe shtesat për rrezikshmëri për policët janë të drejta, dhe si të tilla duhet të dëgjohen nga institucionet e vendit.

“Sa i përket pikës sot të rendit të ditës që ka qenë kjo rezolutë, unë mendoj që është një tendencë e një pjese të partive politike për të njollosur institucionin më kredibil, më vital në vend, siç është Policia e Kosovës. Zërat se Policia e Kosovës, njësia FIT, nuk do të jetë në një të ardhshme të afërt në detyrë, janë zëra ogurzezë për Kosovën. Nuk mendoj se na duhet kaq shumë pesimizëm…shtesat për rrezikshmërinë e Policisë janë kërkesa të drejta, si dhe kërkesa për sigurimin shëndetësor është një kërkesë e drejtë, dhe mendoj që duhet të ulen të gjithë akterët që të gjejë një zgjidhje optimale, me qëllim që Policia e vendit të ketë kushte më të mira për funksionimin dhe operimin e saj”, deklaroi ai në “Ditari” në Tëvë 1.

Sipas tij, tendencat për ta politizuar një institucion siç është Policia e Kosovës, “nuk i shërbejnë vendit”.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se Njësia FIT e Policisë së Kosovës është duke shqyrtuar largimin nga ky institucion, për shkak të pakënaqësive. Rreth kësaj çështjeje kanë raportuar edhe disa media.

Në rezolutën e prezantuar për Policinë nga PDK-ja, përfshihet buxhetimi shtesë për pension të parakohshëm, shtesat e rrezikshmërisë dhe sigurimi shëndetësor.

Kjo rezolutë është mbështetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mirëpo është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët po abstenojnë të marrin pjesë në votim. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së

Nagavci njofton për subvencionimin e librave: 144 mijë aplikime, deri tani pa ankesa

Nagavci njofton për subvencionimin e librave: 144 mijë aplikime, deri tani pa ankesa

Organizatat e dala nga lufta do ta mbështesin protestën kundër Speciales në Hagë

Organizatat e dala nga lufta do ta mbështesin protestën kundër Speciales në Hagë

FSSHK: Aktgjykim i Kushtetueses, fitore për kujdesin mendor në spitalet publike

FSSHK: Aktgjykim i Kushtetueses, fitore për kujdesin mendor në spitalet publike

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së

PDK dorëzon kërkesë në Kushtetuese për anulimin e vendimit të ZRRE-së

Nagavci njofton për subvencionimin e librave: 144 mijë aplikime, deri tani pa ankesa

Nagavci njofton për subvencionimin e librave: 144 mijë aplikime, deri tani pa ankesa

GJNP dënon sanksionet e reja të SHBA ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të saj

GJNP dënon sanksionet e reja të SHBA ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të saj

Tottenhami ofron 80 milionë për Savinhon

Tottenhami ofron 80 milionë për Savinhon

Menaxheri i Stresit reagon pas videos virale me Jozin: Karriera 20-vjeçare nuk vihet në dyshim

Menaxheri i Stresit reagon pas videos virale me Jozin: Karriera 20-vjeçare nuk vihet në dyshim

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Konfirmohet suspendimi i Muriqit

Tare një ekspert i vërtetë, arrin akordin për sulmuesin dhe tenton një tjetër

Igli Tare, “tregtari” më i madh i Milanit në 40 vitet e fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X