TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkaku i karrierës, gratë divorcohen më shumë se burrat

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shkaku i karrierës, gratë divorcohen më shumë se burrat

Kërkimi ynë në Suedi gjeti se gratë paguajnë një çmim të lartë për suksesin e tyre profesional. Promovimi, në një nivel të lartë politik apo në biznes, shkakton rritje të lartë të normës së divorceve për gratë, por jo për burrat.

Duke studiuar Suedinë mund të krijojmë një ide për vendet e tjera që po lëvizin drejt tregjeve të punës më të barabarta sa i përket barazisë gjinore

. Që 30 vite më parë, shkalla e arsimit të lartë e grave suedeze kapërcente atë të burrave dhe prania e tyre në forcën e punës arriti një nivel të ngjashëm.

Sot, përqindja e femrave CEO, anëtarë të këshillit të bordit të korporatave dhe parlamentarë të nivelit të lartë, është ndër më të lartat në botë. Progres është bërë edhe në familje.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, femrat me një karrierë të suksesshme në Suedi kanë mundësi të barabarta për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë.

Me fjalë të tjera, femrat që synojnë nivele të larta në planin profesional nuk duhet të heqin dorë plotësisht nga të pasurit e një familje. Por ajo çfarë i ndodh kësaj familje kur gruaja ngjit shkallët e karrierës është një histori tjetër.

Ne ndjekim çdo vit marrëdhënien e grave dhe burrave që ngrihen në detyrë në nivele të larta të shoqërisë suedeze. Për dy postet politike, kryetari i bashkisë apo parlamentar, mund të krahasojmë trajektoren e marrëdhënies së kandidatëve që e kanë fituar ose jo vendin e punës.

E nisim me politikanët që ishin të martuar katër vjet para zgjedhjeve, sa prej tyre mbetën të martuar me partnerin e tyre.

Skema 1 tregon një ndryshim befasues mes grave që fitojnë dhe grave që humbin. Sapo ato zgjidhen si kryetare bashkie apo parlamentare, duke pranuar këtë detyrë, norma e divorceve dyfishohet krahasuar me gratë që nuk e fituan promovimin.

Në skemë paraqiten gjithë diferencat post-elektorale mes grave të promovuara dhe jo të promovuara të cilat janë domethënëse.

Mes burrave nuk ka dëshmi për një efekt të ngjashëm.Duke e kthyer vëmendjen te promovimet në postin e CEO mund të krahasojmë numrin e burrave dhe grave që janë promovuar, por për fat të keq nuk kemi të dhëna se sa kandidatë e kanë refuzuar këtë post.

Skema 2 tregon trajektoren e marrëdhënies së burrave dhe grave që janë ngritur në detyrë nga punonjës në CEO, në një kompani me të paktën 100 persona në periudhën 2002 – 2012. Edhe një herë E nisim krahasimin katër vite para promovimit me një kampion 100% personash të martuar.

Me kalimin e kohës siç tregon skema, gratë në postin drejtues të CEO nisin të divorcohen me një ritëm shumë më të lartë krahasuar me meshkujt në të njëjtin pozicion. Divorci, i ndjek gratë edhe pas promovimit në sektorin privat.

A janë gratë më të lumtura pa marrëdhënien e tyre? Kjo është e mundur, edhe pse është e paqartë se pse gratë do të zgjidhnin të hiqnin dorë më shumë se burrat.

Një gjë që të dhënat na lejojnë të themi është se gratë që divorcohen, pasi promovohen në poste të larta drejtuese, kanë më pak gjasa të krijojnë një marrëdhënie të re me një bashkëjetues apo për t’u martuar. Interesante është se gratë që morëm në studim kanë qenë mesatarisht prej 20 vitesh të martuara pasi u ngritën në detyrë. Është e qartë se këto gra nuk hyjnë lehtë në një jetë bashkëshortore dhe është e vështirë të besojmë se nuk i kanë dhënë vlerë jetës me një partner në plan të parë.

Çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur marrëdhënien e tyre nga stresi që lidhet me karrierën. Për këtë vlen të citojmë politikanen e lartë suedeze Birgitta Ohlsson, në librin e saj me këshilla profesionale për gratë e reja: “lëvizja më e rëndësishme profesionale është gjetja e burrit të duhur”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Ndërron jetë aktorja Brenda Fricker, fituese e çmimit Oscar e njohur për “My Left Foot” dhe “Home Alone 2”

Ushqimet që mbajnë trupin në formë në stinën e verës

Ushqimet që mbajnë trupin në formë në stinën e verës

Mendimet toksike që duhet t’i largoni menjëherë

Mendimet toksike që duhet t’i largoni menjëherë

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Mohamed Salah pranë Beshiktashit

Mohamed Salah pranë Beshiktashit

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën