TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shileku-Shala: BQK-ja mbështet nismat që gratë ndërmarrëse të kenë përfshirje financiare

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Shileku-Shala: BQK-ja mbështet nismat që gratë ndërmarrëse të kenë përfshirje financiare

Me moton “Kujdesu për paratë tua, siguro të ardhmen tënde”, është duke u mbajtur sivjet edicioni i 12-të i Javës Ndërkombëtare të Parasë që organizohet nga Banka Qendrore e Kosovës.

Përmes aktiviteteve të ndryshme që po realizohen në kuadër të edukimit financiar, kjo nismë ka për qëllim t’i informojë qytetarët që në moshë të hershme dhe gradualisht të fitojnë njohuritë, aftësitë qëndrimet dhe sjelljet e nevojshme për të marrë vendime të shëndosha financiare dhe për të arritur mirëqenien dhe qëndrueshmërinë financiare.

Në konferencën “Qasja në financa për gratë ndërmarrëse”, aktivitet i përbashkët i BQK- AMIK, zëvendësguvernatorja për funksione të përgjithshme në Bankën Qendrore të Kosovës, Nesrin Shileku-Shala ka thënë se angazhimi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në përfshirjen financiare të grave ndërmarrëse nuk është vetëm një objektiv, por është një investim në të ardhmen.

Shileku-Shala ka theksuar se me një qasje të shumanshme ndaj përfshirjes financiare, BQK-ja po kontribuon një të ardhme më të ndritshme ekonomike për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të mandatit të saj kushtetues e ligjor, dhe përmes strategjisë së saj është e përkushtuar që të avancoj kornizën rregullative dhe infrastrukturën mbikëqyrëse me qëllim të harmonizimit me legjislacionin dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe mbështetjes së nismave që rrisin qasjen në financa dhe qëndrueshmërinë”, tha Shileku-Shala.

Duke folur për rëndësinë e grave që kanë në ndërmarrje, Shileku-Shala ka theksuar se arritja e përfshirjes financiare dhe qasjes në financa për gratë kërkon një përpjekje kolektive. Ndërsa ka nënvizuar se kontributi i institucioneve të sektorit financiar do të duhej të ishte më i madh në edukimin e grave.

“Gratë ndërmarrëse kanë nevojë për më shumë trajnime dhe aktivitete në këtë drejtim nga akterët e sektorit financiar dhe përtej. Kontributi i institucioneve të sektorit financiar do të duhej të ishte më i madh në edukimin e grave sa i përket edukimit dhe trajnimit për shërbimet dhe mundësitë financiare që do rriste edhe portofolat respektive të institucioneve financiare, dhe do të kontribuonte pozitivisht edhe në shëndetin e përgjithshëm financiar të sektorit”, ka shtuar ajo.

Duke folur mbi adresimin e sfidave dhe pengesave që gratë ndërmarrëse përballen me bizneset e tyre, ajo tha se BQK-ja përmes programeve të Edukimit Financiar do të kontribuoj në informimin dhe edukimin e tyre.

“Kjo është në linjë me objektivin e 5-të të Planit Strategjik të BQK-së. Fakti që BQK tanimë përfaqësohet nga gratë si në bordin e BQK-së, ashtu edhe në bordin ekzekutiv, nënkupton përkushtimin e BQK-së jo vetëm për të avokuar për përfshirjen financiare të grave, por edhe për të dhënë shembull. Aktualisht BQK ka të punësuar gjithsej 225 punëtor, prej të cilave 122 janë gra”, tha Shileku-Sjala.

Në fund, zëvendësguvernatorja Shileku-Shala tha se BQK-ja do të përkushtohet në mbledhjen dhe publikimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë për qasjen në financa, të dhëna këto që do të ofrojnë njohuri të vlefshme për sfidat specifike me të cilat përballen gratë ndërmarrëse në Republikën e Kosovës.

Kryesuesi i Bordit të Asociacionit të institucioneve mikrofinanciare të Kosovës, Shpend Nura ka thënë se ndonëse është shënuar progres në vitet e fundit, gratë ende përballen me pengesa të konsiderueshme kur vjen puna te qasja në shërbime financiare, për çfarë tha se duhet të rriten përpjekjet për t’u siguruar që të gjitha gratë kanë mundësi të barabartë për të vepruar si sipërmarrëse.

“Fuqizimi ekonomik i grave nuk është vetëm një detyrim moral është gjithashtu një investim strategjik në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme të komiteteve dhe ekonomive tona. Megjithatë edhe pse është bërë progres në vitet e fundit, gratë ende përballën me pengesa të konsiderueshme kur vjen puna të qasja në shërbime financiare. Institucionet tona mikrofinanciare kanë dalë si katalizator të fuqishëm në adresimin e kësaj çështje.

Duke ofruar produkte financiare të përshtatura me nevojat e sipërmarrëseve femra institucionet mikrofinanciare luajnë një rol të rëndësishëm në hapjen e potencialit tyre dhe nxitjen e pavarësisë ekonomike…. Përmes kredive të vogla institucionet tona fuqizojnë gratë për të filluar dhe zgjeruar bizneset e tyre, për të krijuar mundësi punësimi dhe për të kontribuar në prosperitetin e përgjithshëm të komuniteteve tona… Ne duhet gjithashtu të dimë se ka ende shumë punë për të bërë, duhet t’i rrisim përpjekjet tona për të siguruar që të gjitha gratë kanë mundësi të barabartë për të vepruar si sipërmarrëse”, tha Nura.

Për të shënuar këtë ngjarje, BQK ka organizuar aktivitete të ndryshme për gjatë gjithë javës. Fillimisht java ka filluar me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit ndërmjet BQK-së, Shoqatës së Bankave të Kosovës, Asocacionit të institucioneve mikrofinanciare të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, me anë të së cilit është themeluar Këshilli për Edukim Financiar, qëllimi i të cilit do të jetë koordinimi për avancimin e njohurive financiare në vend.

Java poashtu ka vazhduar me avancimin e një bashkëpunimi tjetër, me nënshkrimin e momerandumit të mirëkuptimit me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me Fakultetin Ekonomik me qëllim që të kontribuohet në përmirësimin e njohurve ekonomike dhe financiare dhe bashkëpunimin për projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, financave dhe edukimit financiar.

Ndërkaq, java përmbyllet me një seri të ligjëratave me nxënës në disa nga shkollat fillore dhe të mesme në vend.

Kujtojmë se, java Ndërkombëtare e Parasë është një fushatë vjetore botërore ndërgjegjësuese, e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani kujton 11 shtatorin: Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan

Osmani kujton 11 shtatorin: Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Barduani pret diplomaten greke Vakali, diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe dialogun me Serbinë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Kosova merr kontrollin e objektit në Graçanicë ku vepronte Posta e Serbisë

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia publikon fotografitë e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”, kërkon ndihmën e qytetarëve

FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë, Çeferin: Futbolli bashkon njerëzit

FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë, Çeferin: Futbolli bashkon njerëzit

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Osmani kujton 11 shtatorin: Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan

Osmani kujton 11 shtatorin: Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan

Milot Rashica është kryefjala e mediave turke para derbit Galatasaray – Besiktas

Rashica lë prapa lëndimin, stërvitet me Beshiktashin

A zgjoheni shpesh të djersitur? Ja arsyet e kësaj gjendjeje dhe a ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar?

A zgjoheni shpesh të djersitur? Ja arsyet e kësaj gjendjeje dhe a ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar?

Tiganët e ndryshkur dhe të djegur mund të shkëlqejnë me një truk të vjetër me vetëm dy përbërës

Tiganët e ndryshkur dhe të djegur mund të shkëlqejnë me një truk të vjetër me vetëm dy përbërës

FFK nis për herë të parë kursin për Licencën UEFA–B për trajnerët e portierëve

FFK nis për herë të parë kursin për Licencën UEFA–B për trajnerët e portierëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X