TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shënohet 26 vjetori i masakrës së Studenicës

Në 26 vjetorin e masakrës së Studenicës së Istogut, janë përkujtuar të rënët. Nëna Rrahime Lipaj nën emocione ka treguar se si atë ditë, forcat serbe ia vranë dy vajzat e saj, njërën 15 dhe tjetrën 13 vjeçare.

by Rinesa Osmanaj
10 muaj ago
0 0
A A

Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, nis ceremonia përkujtimore.

Në fshatin Studenicë të Istogut, 26 vjet më parë dhjetë persona u masakruan mizorisht nga forcat serbe.

E para qe e merr fjalën është nëna Rrahime Lipaj, së cilës iu vranë dy vajza, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeçare.

“Këtë liri e fituam me gjakun e dëshmorëve e martirëve, që u maltretuan në mënyrën më çnjerëzore, nuk u kursyen as fëmijët, u vranë e u hodhën në bunarë të shtëpisë. Ne qendruam aty nga 26 marsi deri me 12 prill. Por fati deshti se ato u kthyen për ndihmë t’i ndihmojnë gjyshes. U vranë e u masakruan, babai Sali Sokol Zeqiraj, nëna e bashkëshortit Sale Lipaj, Hajrije Lipaj dhe Hatmane Mehaj e cila ishte strehuar në atë shtëpi”, thotë ajo.

Për viktimat, janë thurur edhe vargje.

Kontributin e këtyre familjeve, e vlerësoi lartë Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.

“Veprimin dhe guximin e patën bijtë dhe bijat e luftës së lavdishme të UÇK-së dhe jo vetëm që mbajtën gjallë idealin e të parëve por e bënë realitet lirinë e kësaj pjese të atdheut që quhet Kosovë”, u shpreh Jashari.

E para të pranishmëve, foli edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati.

“Kur sot data shënon 13 prill dhimbja qëndron e njëjtë sikur e vitit 1999. E tash 26 vite familja Lipaj, Zeqiraj e Mehaj përkujton nga më të dashurit e tyre të cilët ranë për të ngritur si dëshmi të krimit serb në tërë Kosovën, në anën e Istogut e në zemrat e këtyre familjeve”, tha Ferati

Në fund të ceremonisë u ndanë disa dekorata, përderisa u vendosën edhe lule në Lapidarin e Martirëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Në QNR rinumërohen 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime

Policia gjen tjetër sasi të armatimit në veri

Policia gjen tjetër sasi të armatimit në veri

Manipulimi me votat, avokati Gjini konfirmon lirimin e Bislimajt pas ndalimit

Manipulimi me votat, avokati Gjini konfirmon lirimin e Bislimajt pas ndalimit

Trepça pret Bashkimin në “Minatori”

Beqiragiq diskualifikohet për tentim sulmi ndaj gyqtarit

Humb jetën marinari gjerman në Vlorë

Vdes 35- vjeçari në një vetaksident me motor

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

Gjysmë ore për Zhegrovën në fitoren e thellë të Juventusit

Zhegrova në bankë edhe ndaj Napolit

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Në QNR rinumërohen 65% apo 1,662 nga 2,557 vendvotime

Barcelona zyrtarizon Flickun

Barcelona kërkon yllin e Interit

Policia gjen tjetër sasi të armatimit në veri

Policia gjen tjetër sasi të armatimit në veri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën