TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

nga tëvë1
16 Prill, 2024
0
A A
Shefi i ushtrisë izraelite thotë se Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi. Ai nuk shpjegoi se si do t’i përgjigjej.

Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por theksoi se sulmi i fundjavës nga Irani “do të marrë përgjigje”.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me zyrtarët e lartë të vendit për të biseduar për mundësinë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

Irani përdori qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese gjatë sulmit kundër Izraelit në fundjavë.

Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit të mos hakmerret.

Sulmi i së shtunës ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë që Irani e kreu kundër Izraelit, pavarësisht armiqësisë së moçme mes këtyre dy vendeve prej Revolucionit Islamik në Iran më 1979.

Ky sulm ndodhi pasi javë më parë një sulm i dyshuar izraelit i vrau dy gjeneralë iranianë në ndërtesën e konsullatës iraniane në Siri.

Ushtria izraelite thotë se 99 për qind të dronëve dhe raketave të shkrepura nga Irani i shkatërroi me ndihmën e vendeve të tjera, përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Irani, ndërkohë, e ka cilësuar si të suksesshëm këtë sulm.

Në Uashington, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, nuk tregoi nëse Shtetet e Bashkuar janë njoftuar, ose nëse presin të njoftohen për planet e Izraelit për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

“Ne nuk jemi të përfshirë në procesin e vendimmarrjes së tyre për ndonjë përgjigje të mundshme”, tha Kirby./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Gjermani, humbin jetën tre shqiptarë

Aksident në Gjermani, humbin jetën tre shqiptarë

Përkujtohet Komandant Lleshi

Përkujtohet Komandant Lleshi

Të paktën 38 të vdekur nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Të paktën 38 të vdekur nga sulmet e reja izraelite në Gaza

12 të lënduar nga përplasja e autobusëve në Kroaci

12 të lënduar nga përplasja e autobusëve në Kroaci

Osmani: Kosova me mbështetjen e SHBA-së po krijon një rajon më të sigurt

Osmani: Kosova me mbështetjen e SHBA-së po krijon një rajon më të sigurt

Legjendat e Lirisë e nderojnë tifozin legjendë

Legjendat e Lirisë e nderojnë tifozin legjendë

Liverpool feston titullin e 20-të në Angli

Liverpool feston titullin e 20-të në Angli

Auto Draft

Në tenda e në të ftohtë – Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën edhe të dielën

Live – Nis seanca e Kuvendit

Akuzat e ish-opozitës:“Peshkim” i deputetëve të LDK-së e ndihma nga VLEN-i

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Auto Draft

Ngërçi në Kuvend, Rashiq: Disa kolegë nga komunitetet janë të ndikuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X