TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA, testim i detyruar për COVID-19 për udhëtarët kinezë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA, testim i detyruar për COVID-19 për udhëtarët kinezë

Zyrtarët u thanë gazetarëve se duke filluar nga 5 janari, të gjithë pasagjerëve 2 vjeç e lart do t’u kërkohet një rezultat negativ nga COVID-19 që duhet të jetë bërë jo më shumë se dy ditë përpara nisjes nga Kina, Hong Kongu ose Makao.

Pasagjerët që rezultojnë pozitivë më shumë se 10 ditë përpara fluturimit mund të ofrojnë provë se janë shëruar në vend të rezultatit negativ të testit, thanë zyrtarët federalë.

Ata ia atribuan këtë vendim mungesës së informacionit mbi variantet e virusit SARS-CoV-2 dhe shqetësimeve se numri i shtuar i rasteve me COVID në Kinë mund të rezultojë në zhvillimin e varianteve të reja të virusit.

Kina filloi këtë muaj heqjen e kufizimeve për COVID-19, më të rreptat në botë, duke filluar gradualisht hapjen e ekonomisë me synimin për një rimëkëmbje të plotë të aktivitetit vitin e ardhshëm.

Heqja e kufizimeve, pas protestave të përhapura kundër tyre, do të thotë se COVID po përhapet kryesisht i pakontrolluar dhe ka të ngjarë të infektojë miliona njerëz në ditë, sipas disa ekspertëve ndërkombëtarë të shëndetit.

Pekini është përballur me kritika ndërkombëtare se të dhënat e tij zyrtare për COVID-in dhe shifrat për vdekjet nuk përputhen me shkallën e përhapjes.

Një zyrtar amerikan i shëndetësisë tha në një konferencë për shtyp se duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve në Kinë që nuk janë ekspozuar ndaj virusit, përhapjen e varianteve të Omicronit dhe heqjen dorë nga strategjia zero COVID në Kinë, zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se do të ketë një numër të madh infeksionesh që çojnë në shtrime në spital dhe vdekje në vend.

Disa ekspertë globalë të shëndetit kanë thënë se virusi mund të infektojë deri në 1 milion njerëz në ditë dhe grupet ndërkombëtare të shëndetit parashikojnë se Kina mund të përjetojë 2 milion vdekje ose më shumë.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët amerikanë përmendën “mungesën e të dhënave transparente” nga Kina, një shqetësim i vazhdueshëm nga Uashingtoni për trajtimin e pandemisë nga ana e Pekinit, si arsye për shqyrtimin e vendosjes së kufizimeve të udhëtimit.

Qasjet e SHBA-së dhe Kinës për të luftuar COVID-in kanë qenë të ndryshme gjatë gjithë pandemisë.

Përqindjet e larta të infeksionit në Shtetet e Bashkuara në fillim të pandemisë i dhanë hapësirë Pekinit për të argumentuar se modeli i tij i masave strikte të parandalimit të COVID kishte shpëtuar jetë.

Kina ka hasur vështirësi në vaksinimin e popullsisë së saj të moshuar dhe ende nuk ka autorizuar vaksinat e huaja me teknologji mRNA. Shkalla e përgjithshme e vaksinimit është mbi 90%, por numri i të rriturve që kanë bërë vaksina përforcuese bie në 57.9%, 42.3% për personat e moshës 80 vjeç e lart, sipas të dhënave të qeverisë kineze javën e kaluar.

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë ofruar vaksina mRNA dhe ndihma të tjera për Kinën, por zyrtarët kinezë kanë thënë publikisht se nuk kanë nevojë për ndihmën e SHBA-së aktualisht.

Në qershor, Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga detyrimi që udhëtarët që mbërrinin në vend me rrugë ajrore të rezultonin negativë për COVID-19. Shumicës së qytetarëve jo amerikanë vazhdon t’u kërkohet që të vaksinohen kundër COVID për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Zelenskyy: Prodhimi i dronëve në rrezik pa marrëveshjen e aseteve të ngrira ruse

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Musliu: Hamza do të jetë kryeministër, Kurti me përralla synon të marrë edhe një mandat

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

Hapja e urës mbi Ibër, Musliu: Kohë fushate, improvizim

“InfoNata” 18.12.2025

“InfoNata” 18.12.2025

Shkëndija synon eliminimin e Qarabagut në Baku

Shkëndija avancon në fazën nokaut

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Drita pëson nga Vallecano, siguron fazën “play-off”

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën