TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton buxhetin 2026 pa praninë e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim pas hetimit nga SPAK.

Më herët Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte kërkuar lejimin e përkohshëm për pjesëmarrjen fizike të kryebashkiakut Erion Veliaj për konsultimin dhe detajimin e projektbuxhetit 2026 për qytetarët, por kjo ishte refuzuar nga SPAK.

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, theksoi se të ardhurat totale për 2026 parashikohen në 39.2 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet planifikohen të balancuara me këto të ardhura.

Ajo tha se në fokus të veçantë do të jenë zgjerimi i infrastrukturës, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, politika sociale dhe mjedisore, si dhe ndërtimi i një qyteti me standarde europiane jetese.

“Pesha kryesore shkon për pastrimin e qytetit (25%), Transportin Publik (11%), dhe Arsimin Bazë (9%). Projekt-Buxheti Afatmesëm 2026–2028 është një dokument i përgjegjshëm, financiarisht i qëndrueshëm dhe i orientuar qartë drejt investimeve, shërbimeve publike dhe mbrojtjes sociale. Ai garanton vazhdimësinë e transformimit të Tiranës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Orientimi afatgjatë i Bashkisë Tiranë mbështetet në tre drejtime strategjike kryesore: zgjerimi dhe përmirësimi i infrastrukturës publike, si në nivel kapilar në lagje, ashtu edhe në zonat e reja të zhvillimit urban; zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, i balancuar me politika sociale dhe mjedisore, që nxisin punësimin, sipërmarrjen dhe ekonominë lokale; ndërtimi i një qyteti me standarde europiane jetese, një qytet i gjelbër, gjithëpërfshirës dhe i përgatitur për sfidat klimatike dhe sociale të së ardhmes”, u shpreh Ristani.

Më shumë buxhet, tha Ristani, është parashikuar edhe për pastrimin e qytetit.

“Shërbimi i pastrimit të qytetit për vitin 2026 parashikohet në shumën 2,110,260,263 lekë, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin paraardhës. Kjo rritje synon zgjerimin e pastrimit me fshesë mekanike të Unazës së Madhe, me gjatësi 61,797 metra linearë në ditë, shtimin e 500 kontenierëve të rinj me kapacitet 1,700 litra, veçanërisht në zonën qendrore të qytetit”, deklaroi ajo.

Edhe për këtë vit janë parashikuar të ndërtohen objekte të reja arsimore.

“Në arsimin e mesëm, fondi për vitin 2026 është 2.9 miliardë lekë, duke mbështetur ndërtimin e shkollave të reja, rikonstruksionet dhe dhënien e bursave për kategori të ndryshme nxënësish. Në arsimin parashkollor dhe bazë, për vitin 2026 parashikohen mbi 5.38 miliardë lekë, duke përfshirë ndërtimin e kopshteve, çerdheve dhe shkollave të reja, si dhe pilotimin e programit të ushqimit në shkollë për 12,000 nxënës”, deklaroi Ristani.

Nisur nga kërkesat e larta, Ristani deklaroi se në vitin që vjen do të rriten kuotat e kredive të buta për strehim.

“Programi parashikon subvencionimin e interesave të kredisë për 983 përfitues ekzistues dhe krijimin e 1,500 kuotave të reja të kredive të buta, me financim nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë. Kostoja për vitin 2026 është 15,000,000 lekë, duke synuar lehtësimin e barrës financiare për familjet në nevojë dhe rritjen e aksesit në strehim të përballueshëm”, shtoi ajo.

Bashkia e Tiranës për vitin 2026 parashikon stimuj për 2,900 nxënës ekselentë dhe subvencionim të transportit për 65,000 studentë dhe pensionistë.

“Programi i stimulit për nxënësit ekselentë përfshin 2,900 nxënës të shkollave publike të Bashkisë Tiranë, me kontribut mujor 7,500 lekë për arsimin e mesëm të ulët dhe 10,000 lekë për arsimin e mesëm të lartë. Kostoja totale për vitin 2026 është 222,030,000 lekë. Programi parashikon gjithashtu subvencionimin e plotë të abonesë së transportit urban për 40,000 pensionistë dhe për 25,000 studentë, duke përmirësuar aksesin dhe mirëqenien sociale”, nënvizoi Ristani./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas daljes në gjyq, Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin,

Pas daljes në gjyq, Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin,

Sekretari i Shtetit i SHBA-së thotë se Irani është “serioz” për të arritur një marrëveshje

Sekretari i Shtetit i SHBA-së thotë se Irani është “serioz” për të arritur një marrëveshje

Pas takimit me Putinin, Araghchi falënderon Rusinë për mbështetje të “fortë dhe të palëkundur”

Pas takimit me Putinin, Araghchi falënderon Rusinë për mbështetje të “fortë dhe të palëkundur”

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i mitur për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Gashi i LDK-së: S’ka hapësirë për vendime individuale

Gashi: Votimi me 64 deputetë shkelje e rëndë kushtetuese, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën