TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Gazetari nga Shqipëria: Kaosi në Kuvend, i parashikuar dhe i koordinuar nga dy partitë

Sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u përplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty.

Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës.

Deputetët e PD-së ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim.

Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët me gjithë vendimin vijuan të qëndrojnë në sallë.

Për këtë, gazetari nga Shqipëria Bekim Bici ka treguar për emisionin “Ditari” se si filloj përleshja dhe kaosi mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të mazhorancës.

“Në fakt ishte një seancë e cila pritej të ishte e tensionuar në Shqipëri, kjo referuar të gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur në ditët e fundit në vendin tonë, kësisoj ishte e parashikuar nga të dyja palët nga ana e mazhorancës socialiste dhe nga demokratët, nga opozita e drejtuar nga Partia Demokratike që mund të kishte tensione, referuar kësaj partia socialiste kishte vendosur të bënte një mbledhje të grupit parlamentar të saj në orën 9 e 30 pra vetëm 30 minuta para se të fillonte seanca parlamentare, ndërkohë të informuar mbi këtë zhvillim edhe  Partia Demokratike zgjodhi që të vinte e gjitha në formë grupi brenda sallës plenare dhe të tentonte të bllokonte jo vetëm foltoren e ish-kryeministrit, njëherësh tashmë krye demokrati Sali Berisha”, ka deklaruar Bici në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, Bici tha se kjo që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë, ishte e pritshme dhe siç u shpreh ai, ishte një marrëveshje paraprake mes të dyja palëve.

Derisa, ai përmendi se mazhoranca dhe Garda e Republikës kishte marrë të gjitha masat për të mos lejuar degradimin e situatës nga ana e deputetëve të opozitës.

“Ishte e pritshme kjo, dhe më dukej se ishte një marrëveshje paraprake mes dy palëve, pasi të dyja palët ishin të informuar për atë që do të ndodhte, Partia Demokratike ishte e informuar se mazhoranca dhe Garda e Republikës kishte marrë të gjitha masat për të mos lejuar degradim apo avancimin e situatës nga ana e deputetëve të opozitës”, u shpreh gazetari./teve1.info/

Tags: DeputetetkaosKuvendi i ShqiperiseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Armëpushimi humanitar në Oleshky të Ukrainës përfundon pa shkelje

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Pas 10 ditësh rrethimi, forcat izraelite tërhiqen nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor

Ngrirësit e supermarketeve në Evropë goditën nga një sulm i dytë i dyshuar kibernetik

Ngrirësit e supermarketeve në Evropë goditën nga një sulm i dytë i dyshuar kibernetik

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

4.27 miliardë euro buxheti i parashikuar për vitin 2027

Presidentja Shiroka-Pula takon shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Presidentja Shiroka-Pula takon shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Ministria e Arsimit shfuqizon vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Ferizajt

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Arrestohen tre persona të kërkuar në Podujevë, dërgohen në vuajtje të dënimit

Kurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës

Kurti: Afrimi e Fahriu punuan dhe luftuan për çlirimin e Kosovës

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Portieri Kolaj shpallet ” Ylli i Javës”

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij në Demiraj të Gjilanit

Prokuroria kërkon 1 muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës së tij në Demiraj të Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën