TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA pezulloi fondet për projektet jashtë, SPAK: Mbështetemi te buxheti i shtetit

by teve1
2 vjet ago
1
A A
SHBA pezulloi fondet për projektet jashtë, SPAK: Mbështetemi te buxheti i shtetit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka reaguar lidhur me pezullimin e fondeve të SHBA për projektet jashtë vendit, pas një urdhri ekzekutiv të presidentit Donald Trump. SPAK sqaron se është një institucion i pavarur, që mbështetet “tërësisht” në buxhetin e shtetit. Sipas SPAK, mbështetja nga partnerët ndërkombëtar, përfshirë edhe SHBA, konsiston në trajnime, viza studentore, apo pajisje teknik.

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët  kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI. Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, sqaron SPAK.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar të gjitha ndihmat për jashtë, ndërsa autoritetet amerikane po verifikojnë se cilat nga këto ndihma i përshtaten politikës së presidentit “Amerika e para”. Ambasada Amerikane njoftoi të enjten (30 janar) se nga ky vendim janë përjashtuar ndihmat për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë./rtsh.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Rutte sot merr detyrën si kreu i ri i NATO-s

Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, përfshirë edhe sigurinë në hapësirë

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

Radoiçiqi dhe vëllezërit Veselinoviq shfrytëzuan Bosnjën për t’u larguar nga Serbia, analistët paralajmërojnë për rrjetet politike dhe kriminale

Sulmet izraelite vrasin të paktën tre persona në Gaza, përfshirë një punonjës të OKB-së

Sulmet izraelite vrasin të paktën tre persona në Gaza, përfshirë një punonjës të OKB-së

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Vushtrri, sulmoi fizikisht të dashurën dhe shtiu me armë në afërsi të saj

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Lëndimi i ushtarit në stërvitje, FSK: Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Polici harron armën në një lokal, qytetari që e kishte marrë intervistohet në polici

Të “pakapshmit” e shtetit

Në Qendrën Emergjente në Ferizaj vdes një 2-vjeçar, policia po heton rastin

Vjedhje në shkollën e fshatit Mramor në Prishtinë

Vjedhje në shkollën e fshatit Mramor në Prishtinë

Rutte sot merr detyrën si kreu i ri i NATO-s

Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, përfshirë edhe sigurinë në hapësirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën