TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SHBA-ja paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev

nga tëvë1
17 Tetor, 2022
0
A A
SHBA-ja paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev

“Kushdo që bën biznes me Irani, që mund të ketë çfarëdo lidhje me zhvillimin e dronëve, të raketave balistike apo të shitjes së armëve nga Irani në Rusi, duhet të ketë kujdes për veprimet e tyre. SHBA-ja nuk do të hezitojë të vendosë sanksione apo të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve”, tha më 17 tetor zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.

“Rusia po varet nga aleanca me Irani dhe është diçka që e gjithë bota – veçanërisht ata në rajon – duhet ta shohin si një kërcënim të madh”, shtoi ai.

Patel tha se SHBA-ja po ashtu beson se dërgesat e dronëve nga Irani shkelin Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Ne besojmë se këta dronë janë transferuar nga Irani në Rusi dhe po përdoren nga Rusia në Ukrainë, dhe bëjnë pjesë në mesin e armëve që janë nën embargo sipas Rezolutës 2231”, tha ai.

Ndalesa ndaj eksporteve të armëve konvencionale nga Irani, skadoi në tetor të vitit 2020, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe SHBA-së – e cila u largua nga marrëveshja bërthamore – që kjo pikë e rezolutës të mbetej në fuqi.

Megjithatë, rezoluta ka edhe disa kufizime që skadojnë në tetor të vitit 2023, për eksportet që lidhen për raketat balistike që mund të bartin armë bërthamore.

Duke u thirrur në informacione të inteligjencës amerikane, që janë publikuar më herët, Patel tha se disa nga dronët iranianë që Rusia i ka blerë, nuk kanë funksionuar siç duhet.

Zyrtarët amerikanë më herët kanë deklaruar se Rusia – një eksportuese e madhe e armëve – po kthen sytë kah Koreja e Veriut për të blerë armë, ndërkaq Kina ka refuzuar thirrjet për ndihmë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri i shkarkuar i Transportit i Rusisë gjendet i vdekur në Moskë

Ministri i shkarkuar i Transportit i Rusisë gjendet i vdekur në Moskë

Të paktën 26 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa banorët detyrohen të hanë gjethe për shkak të urisë

Të paktën 26 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa banorët detyrohen të hanë gjethe për shkak të urisë

Autoritetet maqedonase mbyllin pikën kufitare Bllacë me Kosovën për shkak të zjarrit

Autoritetet maqedonase mbyllin pikën kufitare Bllacë me Kosovën për shkak të zjarrit

Dhjetëra të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan

Dhjetëra të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Pakistan

Kryeministri Kurti takon ambasadorin gjerman Rohde – diskutohet bllokada në Kuvend dhe kërcënimi me bombë

Kryeministri Kurti takon ambasadorin gjerman Rohde – diskutohet bllokada në Kuvend dhe kërcënimi me bombë

Suspendohet një zyrtar policor pas dyshimeve për përdorim të armës jashtë detyrës

​Suspendohen pesë policë pas vdekjes së një qytetari në Lipjan

Ministri i shkarkuar i Transportit i Rusisë gjendet i vdekur në Moskë

Ministri i shkarkuar i Transportit i Rusisë gjendet i vdekur në Moskë

Osmani: Qytetarët e Mitrovicës së Veriut mirëpresin ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër

Osmani: Qytetarët e Mitrovicës së Veriut mirëpresin ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër

Të paktën 26 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa banorët detyrohen të hanë gjethe për shkak të urisë

Të paktën 26 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, ndërsa banorët detyrohen të hanë gjethe për shkak të urisë

Autoritetet maqedonase mbyllin pikën kufitare Bllacë me Kosovën për shkak të zjarrit

Autoritetet maqedonase mbyllin pikën kufitare Bllacë me Kosovën për shkak të zjarrit

Reshitaj: Vetëvendosje ende e hapur për bashkëpunim qeverisës me LDK-në

Reshitaj: Vetëvendosje ende e hapur për bashkëpunim qeverisës me LDK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X