TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shahisti që u vra me gruan dhe vajzat

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shahisti që u vra me gruan dhe vajzat

Bedri Sadikut, tash e 23 vjet, po i mungojnë përballjet me mikun e tij më të mirë, Mesut Gashin. Ky i fundit, gjeti vdekjen në orët e para të mëngjesit të 7 prillit, të vitit 1999.

Kjo pasi forcat e NATO-s, bombarduan objektin e Postës së Vjetër në Prishtinë.

E disa nga predhat, u shpërndanë edhe në shtëpitë e lagjes.

Këtë fat tragjik e pati edhe shtëpia e Mesut Gashit, i cili u vra brenda saj  bashkë me gruan dhe tri vajzat.

“Kemi qenë rival të mëdhenj, në atë kohë u llogaritke Mesuti, si shahistët më të mirë të Kosovës. Bile në atë kohë unë s’kam qenë i njohur sa ka qenë Mesuti”, tha Bedri Sadiku, ish-kampion i shahut me klubin “Prishtina”.

Kështu për 20 vjet, Bedri Sadiku e Mesut Gashi i ndjerë, sfiduan njëri tjetrin.

Këto momente, i kujton me emocione ish shahisti i klubit ”Prishtina”.

“Një lojë unë e nxora barazi, një barazim, ku Mesuti e tregonte një emocion të jashtëzakonshëm, se qysh unë mund t’ia nxjerri barazim…5:50 shumë na mungon Mesuti…”, shtoi Sadiku.

Ndërkohë lagjja e njohur si “Të Qafa” në Prishtinë ku edhe ndodhi tragjedia, tashmë ka pamje tjetër.

E njëjtë me të, ka ndryshuar edhe vendi ku dikur jetonte ish-shahisti me familje.

Bajram Selimaj, dhëndri i Mesut Gashit, ka kujtuar momentet kur i treguan se ka ndodhur më e keqja.

“Në momentin kur është bombarduar, të gjitha objektet përreth janë rrënuar, për fat të keq Mesuti me familje ka qenë brenda shtëpisë.Shtëpia është rrënuar, Mesuti me grua dhe tri vajza janë mbetur të vrarë ndërsa djali dhe nëna e tij kanë shpëtuar”, tha Selimaj.

Ndërkohë lajmi për vdekjen e Mesut Gashit me familje, arriti edhe tek miku i tij i ngushtë, Enver Berisha, i cili ndodhej në Maqedoninë e Veriut.

Posta e Vjetër që ndodhej afër objektit aktual të qeverisë, në atë kohë po sherbente edhe si objekt ushtarako-policor i forcave serbe.

Ndryshe, që nga paslufta, mbahet edhe turneu memorial “Mesut Gashi” ku mjeshtër të mëdhenj të shahut sfidojnë njëri-tjetrin.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

Haxhiu në Mamushë: Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

​Qeveria shqiptare publikon rregullat e reja për shenjimin e cannabis-it mjekësor

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën