TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sfidat e Lulzim Hetemit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sfidat e Lulzim Hetemit

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pas shtatë muajsh, doli nga komuna në të cilën bëri edhe gjumin. Në një rrëfim për TËVË1, ai tregon momentet e hyrjes brenda komunës, sfidat për të qëndruar brenda godinës, dhe bisedën me kryeministrin, Albin Kurti. Intervistën më të gjerë mund ta ndiqni në emisionin Këndi i Debati menjëherë pas edicionit qendror të lajmeve.

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi, pas shtatë muajsh qëndrimi brenda komunës, gjumin po e bënë në shtëpinë e tij.
Në një intervistë për Tëvë1, Hetemi rrëfen momentet e hyrjes brenda komunës me ndihmën e Policisë së Kosovës, tensionet e ngritura nga grupet serbe dhe presionet e vazhdueshme nga pjesëtarët e KFOR-it për t’u larguar nga komuna.

Tash e tri javë, ai thotë se po e vazhdon punën ashtu si çdo kryetar.

“ Si çdo komunë tjetër, në 8 ora arrijë në punë, tash po lëvizi, deri në ora 4 punojmë, edhe ecim në shtëpi. Para 3 muajsh i kemi pru të gjitha zyret , zyret e ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë qenë në kontejnera stacioni policorë të Leposaviqit, i kemi pru këtu, janë vendosur, janë dikund 11 punëtorë”, tha kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Komuna e Leposaviqit, posedon gjashtë drejtori me punonjës shqiptar dhe 7 sosh të komunitetit serb.

“ Fillimi ka qenë i vështirë me tensione me me protesta, të dhunshme rreth 1 muaj e gjysmë nuk kemi pasë mundësi as me lëviz. Ndërkohë na para se me ardh këtu e kemi pas kabinetin e formuar kemi ardhë pas 2 muajsh me kabinetin tim këtu me drejtorët, ku i kemi gjashtë drejtori shqiptar e shtatë të komunitetit serb”, deklaroi kryetari Hetemi.

E kryetarin Hetemi, nuk e smbrapsi as presioni i vazhdueshëm i KFOR-it amerikan, për tu larguar nga komuna e Leposaviqit.

“Kur erdhi dita e Premte, ardhshin edhe më thoshin, krytar për vikend, çfarë do bësh? Po kryetari ka dëshirë për vikend me shku si çdo vend të punës që shkojnë e kthehen, por a ka garanci që të hënën unë kthehem në punë, e jo garancion nuk ka kështu që i kam thënë KFOR-it amerikan që nuk lëvizi derisa vjen një ditë më e mirë dhe ajo ditë falë Zotit erdhi”, u shpreh Hetemi.
Në rrëfimin për Tëvë1, Lulzim Hetemi tregon se si e ka gjetur dhomën e gjumit brenda komunës.

“Këtu kish qenë dhoma, e kemi gjet të gatshme përveç do mbulesave që i kemi marrë, këtu kemi qëndruar 7 muaj, ne nuk e kemi improvizuar hiq”
Të martën, brenda komunës u panë shumë qytetar të cilët po kryenin shërbimet komunale

Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

34-vjeçari në Pejë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë së tij

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Kurti: Duhet ta lëvizim çdo guralec për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Futbollisti 27-vjeçar vritet pas një sulmi brutal nga grabitësit

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën