TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, thotë se është i nevojshëm riformatimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Analisti amerikan kërkon nga Bashkimi Evropian largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa thekson nevojën që sa me shpejtë përgjegjësit e sulmit terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit të vihen para drejtësisë.

Njohësi amerikan i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor thotë për KP, se në kuadër të riformatimit të dialogut duhet të shkohet më shumë drejt përafrimeve në çështje praktike në teren, sesa drejt normalizimit politik.

“ I takon Kosovës dhe Serbisë ta bëjnë këtë (zbatimin e marrëveshjes). Serbia ka refuzuar qartë me shkrim zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Nuk mund të bëj asgjë për ta detyruar Serbinë ta pranojë atë. Mendoj se është fare e qartë se ne kemi nevojë për një rivendosje në dialog, do të doja të shihja një rivendosje drejt çështjeve më praktike dhe jo drejt normalizimit politik. Është një urë shumë larg”, thotë ai.

Megjithëse deklaron se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak e njeh Ballkanin Perëndimor më shumë se çdo diplomatë që ka shërbyer në rajon, sipas tij i njëjti ka dështuar në dialog.

“Miroslav (Lajçajk) e njeh Ballkanin si çdo diplomat që ka shërbyer këtu, më mirë se 99 për qind do të thosha. Por ai nuk ka pasur sukses. Janë këto dy marrëveshje, janë marrëveshje që Serbia i ka mohuar dhe kjo është një dështim”, shton Server.

Profesori amerikan e konsideron të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Natyrisht, duhet të hequr sanksionet ndaj Kosovës. Dhe më vjen mirë që i shoh ata të inkorporojnë dispozitat e marrëveshjeve në kapitujt për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe të bëjnë të njëjtën gjë për Kosovën përfundimisht, kjo është një gjë e mirë. Por ende tani për tani marrëveshjet nuk janë më efektive”, deklaron ai.

Duke folur për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, Serveri thotë se përgjegjësi i këtij sulmi, Milan Radoiçiq duhet të dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë.

Sa i përket raporteve Kosovë-ShBA, analisti amerikan thotë se rrethanat kanë qenë pak të vështira në këtë kohë, mirëpo siç deklaron ai s’ka ndryshuar asgjë nga objektivat amerikane për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

“Kohët padyshim kanë qenë pak të vështira, por ju e dini, nuk ka asgjë thelbësisht të ndryshme ndërmjet objektivave amerikane për Kosovën dhe objektivave të Kosovës për Kosovën, të dyja duan këtë shtet sovran dhe të pavarur, dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, përfundon Serwer.

Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar gjatë kësaj jave në Bruksel, në kuadër të dialogut, mirëpo ai ka zhvilluar takim vetëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nuk është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti para se të takohet me Vuçiq ka kërkuar nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, tërheqjen e letrës së ish kryeministres serbe, Ana Bërnabiq ndaj vendeve të BE-së se nuk zbatojnë nene të caktuara të marrëveshjes dhe dorëzimin e Radoiçiq organeve të drejtësisë në Kosovë.

Tags: Daniel SerwerDialogu Kosovë-Serbilajcak
ShareTweet

Postime të ngjashme

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Dyshohet se një 15-vjeçare u dhunua në Skenderaj, u larguan nga strehimorja bashkë me shoqen e saj

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Peci: Qeverisja në Mitrovicë të Jugut më e dështuara, Hamza e Tahiri dështakë

Peci: Qeverisja në Mitrovicë të Jugut më e dështuara, Hamza e Tahiri dështakë

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

Peci: Kurti, lideri i vetëm shqiptar që pas Ismail Qemalit riktheu 17% të territorit me vetëm një hero

“Këndi i Debatit” 09.10.2025

“Këndi i Debatit” 09.10.2025

Shqiptarët synojnë Butelin

Shqiptarët synojnë Butelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën