TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sërish sulme ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sërish sulme ndaj infrastrukturës së energjisë të Ukrainës

Teksa sulmet ruse po vazhdojnë, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, sërish u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore.

“Ne kemi rrëzuar disa raketa, disa të tjera kanë goditur caqe. Mbrojtja ajrore shpëton jetë. Në kryeqytetet e Perëndimit nuk duhet të ketë vonesa në vendimet sa i përket sistemeve të mbrojtjes ajrore për Ukrainën”, tha Kuleba.

Zyrtarët lokalë thanë se janë sulmuar stacionet e energjisë në rajonet e Odesës, Kirovhardit dhe Lutskut. Po ashtu, në rajone të tjera janë raportuar probleme me energji elektrike.

“Edhe një sulm me raketa nga terroristët të cilët po luftojnë kundër infrastrukturës civile dhe njerëzve”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shef i stafit të Presidencës ukrainase.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar disa raketa që ishin nisur drejt kryeqytetit ukrainas.

Ndërkaq kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha gjatë mbledhjes qeveritare se nga 10 tetori deri më 20 tetor, Rusia ka dëmtuar mbi 400 ndërtesa në 16 rajone të Ukrainës, përfshirë edhe dhjetëra ndërtesa të energjisë.

Këto njoftime vijnë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë kundërofensivën e tyre në rajonin e Hersonit dhe Harkivit.

Ukraina e cila është nën pushtimin rus që nga 24 shkurti – ka raportuar se ka çliruar qindra vendbanime në jug dhe verilindje të vendit./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Mbërrin në Shqipëri ambasadori i ri i SHBA-së Eric Wendt

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Edi Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Irani thotë se i ka paraqitur SHBA-së planin për rihapjen e Hormuzit

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Rama në SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën