TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Senegali e Maroku kërkojnë triumfin në Kupën e Afrikës

by tëvë1
2 muaj ago
0
A A
Senegali e Maroku kërkojnë triumfin në Kupën e Afrikës

Maroku dhe Senegali do të përballen sonte në finalen e madhe të Kupës së Kombeve të Afrikës, në një përballje që pritet të dhurojë spektakël.

Finalja do të zhvillohet në Rabat, ndërsa vë përballë dy kombëtaret që kanë treguar formë të mirë gjithë turneut duke mos regjistruar asnjë humbje deri në finale.

Maroku, si organizator i këtij edicioni të Kupës së Afrikës, e mbylli fazën e grupeve me shtatë pikë dhe më pas eliminoi Tanzaninë, Kamerunin dhe Nigerinë në fazën eliminatore, duke konfirmuar ambiciet për trofeun.

Edhe Senegali pati një rrugëtim të ngjashëm, duke grumbulluar shtatë pikë në fazën e grupeve, përpara se të linte pas Sudanin, Malin dhe Egjiptin në fazat vendimtare.

Edhe pse të dyja ekipet janë të njohura për lojën ofensive dhe së bashku kanë shënuar 21 gola në turne, pritet që finalja në stadiumin “Prince Moulay Abdallah” të zhvillohet me kujdes të shtuar nga të dyja palët.

Maroku mbështetet kryesisht te dyshja sulmuese Brahim Diaz dhe Ayoub El Kaabi, ku Diaz është golashënuesi më i mirë i turneut me pesë gola, ndërsa El Kaabi ka realizuar tre.

Nga ana tjetër, Senegali ka shpërndarë në mënyrë më të balancuar golat e tij, ku prej 12 golave të shënuar, Sadio Mane ka realizuar tre, ndërsa Nicolas Jackson, Pape Gueye dhe Cherif Ndiaye kanë kontribuar me nga dy gola secili.

Të dyja kombëtaret synojnë titullin e tyre të dytë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Maroku do ta fitonte trofeun pas një pritjeje prej 50 vitesh, ndërsa Senegali ishte kampion i kontinentit në vitin 2021.

Finalja mes Marokut dhe Senegalit do të luhet sonte në Rabat, me fillim nga ora 20:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrugëtimi dhe ngritja e “Dardanëve” deri te finalja e madhe

Rrugëtimi dhe ngritja e “Dardanëve” deri te finalja e madhe

FFK thirrje tifozëve: Respektoni himnin e kundërshtarit dhe mos e ndalni këngën me të filluar loja

FFK thirrje tifozëve: Respektoni himnin e kundërshtarit dhe mos e ndalni këngën me të filluar loja

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

​Sa fiton Kosova nëse arrin Botërorin 2026?

Foda pa shumë ndryshime në formacion

Foda nuk ndryshon formacionin me Turqinë

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

BE-ja reagon pas anulimit të samitit Brdo-Brijoni

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Emisioni “Ditari” 31.03.2026

Sondazhi i AP: Shumica e amerikanëve e shohin veprimin ushtarak të SHBA-së në Iran si të tepruar

Irani deklaron se 249 gra dhe 216 fëmijë janë vrarë nga sulmet amerikano-izraelite që nga fillimi i luftës

Kremlini: Bisedimet për planin amerikan të paqes për Ukrainën po zhvillohen në mënyrë konstruktive

Hezbollahu vret tre ushtarë izraelitë, ndërkohë që Izraeli vazhdon me sulmet ajrore në Liban

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën