TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Selimi nga Haga: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, lufta jonë ishte e drejtë

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Selimi nga Haga: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, lufta jonë ishte e drejtë

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi para se të hyjë në seancën që po mbahet sot në Hagë deklaroi se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë qëndrojnë ballëhapur se kanë bërë luftë çlirimtare. Ajo është e bindur se verdikti final do të jetë lirimi i ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020.

Shqipe Selimi e cila ishte luftëtare gjatë luftës e ka quajtur të padrejtë Specialen që nga themelimi i saj.

“Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë që prej fillimit, e padrejtë që është themeluar dhe padrejtësisht po e gjykon Kosovën dhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballëhapur se kemi bërë luftë çlirimtare, për këtë jam shumë e bindur dhe gjykatësit do ta shohin, do ta shohin këtë të drejtë”, tha Selimi.

Lidhur me kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për 45 vjet burgim për secilin nga kartëshja e UÇK-së, Selimi tha se nuk është pritur më mirë nga kjo gjykatë, por bashkëshortja e gjeneralit, Rexhep Selimit pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk është pritur gjë më e mirë prej kësaj gjykate përveç ajo shumë, që ata pretendojnë që duhet të dënohet, mirëpo atë numër të dënimit nuk do ta pranoj gjykata dhe nuk e besoj që do të jetë ajo shifër e dënimit sepse unë pres që ata të lirohen”, theksoi ajo.

Deputetja e Kuvendit të Kosovë, Shqipe Selimi nga Haga tha se lufta e UÇK ka qenë e drejtë.

“Është një proces shumë i rëndësishëm që është duke ndodhur jo vetëm për katërshin e UÇK-së, por për gjithë Kosovën. Dihet që lufta çlirimtare, lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, në të drejtën e popullit dhe për këtë arsye jemi sot të gjithë bashkë këtu që t’i dalim në mbështetje katërshes së udhëheqësve të UÇK-së. Ne shpresojmë që ky verdikt, jo sot, por në të ardhmen i gjykatës, i gjykatësve, trupit gjykues, të jetë në të drejtën e tyre, në të drejtën tonë”, deklaroi Selimi.

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë trupit gjykues pritet t’u drejtohen me fjalët përmbyllëse edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, secili në 20 minuta koha.

Paraprakisht do të dëgjohen edhe mbrojtja e secilit prej katërshes së UÇK-së.

Ndërsa, më 9 shkurt të këtij në Dhomat e Specializuara ka nisur paraqitja e fjalës përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Kjo shënon fazën përfundimtare të procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ata kanë deklaruar para trupit gjykues se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së për krime lufte.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë

Tags: Gjykata SpecialeHagëish-kreret e UÇK-sëShqipe Selimi.Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e Amerikës mbesin pa ujë, shkak një defekt në gyp

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

Nga e hëna ndërpritet transporti publik, Rama e Murati me akuza të ndërsjella

Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C, Trafiku Urban jep detaje

Irani thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të lirohen sipas marrëveshjes me SHBA-në

Irani thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të lirohen sipas marrëveshjes me SHBA-në

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

​Haxhiu dhe Kryeziu nga PDK dorëzojnë ankesë në PZAP, kërkojnë rinumërim të votave

Lagjja “Dardania” pa ujë sonte

Një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e Amerikës mbesin pa ujë, shkak një defekt në gyp

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

Tre të vrarë në Gaza, Izraeli zgjeron praninë ushtarake në territor

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja dhe Irani bien dakord të ndalin armiqësitë, takohen në Katar për Ngushticën e Hormuzit

Brazili – Maroku, dueli që theu rekord shikueshmërie

Ancelotti paralajmëron Brazilit para duelit me Japoninë

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Scaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën