TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar punimet në seancën e jashtëzakonshme edhe pas orës 22:00, ku janë miratuar në parim disa projektligje duke përfshirë ato për Lojërat Mesdhetare, financimin dhe menaxhimin e resurseve ujore, projektligjin për banim të përballueshëm dhe social, si dhe projektligji për çmimet tavan.

Në të njëjtën seancë, me 65 vota pro, është miratuar edhe në parim projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, që konsiderohet një nga reformat më të mëdha në sistemin shëndetësor.

Ndërkohë, në emisionin “Këndi i Debatit”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Klinaku, ka mbrojtur dinamikën e punës së Kuvendit, pasi që nga deputetët e opozitës pati kritika që këto projektligje po miratohen për nguti, për shkak të arsyeve edhe elektorale.

Ai tha kritikat janë të pashmangshme pavarësisht nëse ligjet nuk procedohen apo miratohen në numër të madh.

Sipas tij, nevoja për ligje është thelbësore për funksionimin institucional dhe zhvillimin e vendit, ndërsa ka theksuar se deputetët kanë pasur kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e projektligjeve, të cilat janë dërguar disa ditë më parë në e-mail.

“Me bë mos me dërgua ligje në Kuvend thonë që s’po punoni, me çu ligje thonë që po punoni shumë. Unë besoj që mesi i kësaj pune, është nevoja e ligjeve për me ecë përpara. Është një mesatare e këtij mendimi, për shkak se është nevoja e këtyre ligjeve që me ecë tutje. Këto projektligje i kemi para tetë dite, të cilat janë dorëzuar në e-mail tonë dhe kemi pasur mundësi me i lexu”, deklaroi ai në Tëvë1.

Klinaku ka shtuar se, pavarësisht angazhimit për përmbylljen e agjendës legjislative, duhet të merret parasysh edhe procesi politik në vend, përfshirë afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe funksionimin e institucioneve me kompetenca të plota.

Seanca, sipas tij, është pjesë e një periudhe të rëndësishme kur Kuvendi duhet të përmbyllë sa më shumë punë përpara zhvillimeve të tjera institucionale në vend.

“Përkundër përpjekjes tonë maksimale për me zgjedh çështjen e presidentit e kemi një afat kohor kur duhet ta kemi parasysh çdo njëri prej neve, në kuadër të këtij afati dhe në kuadër të krejt procesit tjetër që zhvillohet krahas këtij afati duhet me i kry punët që mos me mbet asnjë gjë pa i përfundua brenda kësaj periudhe kohore, kur Kuvendi është me kompetenca të plota. Nëse vazhdohet ashtu siç është edhe planifikimi për me gjet një kandidat ku mundemi me zgjedh edhe presidentin në kuadër të afatit, atëherë ne kemi një infrastrukturë shumë të mirë me institucione të formuara”, tha ai. /teve1.info/

Tags: Abdullah KlinakuKuvendi i KosovesTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën