TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sanksionimi i “Rrjetit Krasniqi” nga Mbretëria e Bashkuar, reagon Prokuroria Speciale e Kosovës

by Tëvë1
10 muaj ago
2
A A
Sanksionimi i “Rrjetit Krasniqi” nga Mbretëria e Bashkuar, reagon Prokuroria Speciale e Kosovës

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të mërkurën sanksione ndaj një rrjeti të krimit të organizuar në Kosovë, të njohur si “Rrjeti Krasniqi”, i cili akuzohet për falsifikim masiv të dokumenteve për llogari të bandave kriminale ndërkombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e qeverisë britanike, ky rrjet ka udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe patentë-shoferë nga më shumë se 50 shtete – përfshirë edhe ato të Mbretërisë së Bashkuar.

“Këto sanksione janë pjesë e Regjimit Global të Sanksioneve kundër Migracionit të Parregullt dhe synojnë të godasin rrjetet kriminale që operojnë në Ballkanin Perëndimor dhe që mundësojnë migrimin e paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar,” thuhet në deklaratën britanike.

Menjëherë pas publikimit të këtij vendimi, ka reaguar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila e ka mirëpritur vendimin dhe ka konfirmuar se rasti është duke u trajtuar me prioritet.

“Prokuroria Speciale e Kosovës mirëpret vendimin e autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Regjimit Global të Sanksioneve kundër Migracionit të Parregullt, i cili synon të luftojë rrjetet e krimit të organizuar të imigracionit që operojnë në Ballkanin Perëndimor. Rasti është duke u trajtuar me prioritet nga Prokuroria Speciale,” thuhet në reagim.

“Prokuroria Speciale do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe me të gjitha vendet partnere, duke mbetur një aktore konstruktive dhe e besueshme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe në promovimin e sigurisë dhe drejtësisë në rajon dhe më gjerë,” përfundon komunikata.

Sipas listës së publikuar nga autoritetet britanike, personat e sanksionuar përfshijnë udhëheqës dhe anëtarë të “Rrjetit Krasniqi”:

Burim Krasniqi – udhëheqës i rrjetit

Arif Krasniqi – ndërmjetës që siguronte klientë

Flamur Krasniqi – i gjetur në posedim të dokumenteve të falsifikuara

Valon Krasniqi – i përfshirë në prodhimin e dokumenteve

Sami Duriqi – i përfshirë në prodhimin e dokumenteve

Granit Avdyli – përfshirë në prodhim dhe reklamim të shërbimeve

Nexhmije Selmani – ka siguruar ambiente dhe pajisje për falsifikim

Endrit Ermellahu – i përfshirë në prodhimin e dokumenteve

Shkëmbim Ermellahu – i gjetur në posedim të dokumenteve të falsifikuara

Këta individë janë tani të ndaluar të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe janë përjashtuar nga qasja në sistemin financiar britanik.

Vendimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të goditur rrjetet që shfrytëzojnë rrugë kyçe tranziti në Ballkan për të mundësuar migrim të paligjshëm dhe veprimtari kriminale.

Tags: Britani e Madheprishtinprokuroria thremeloreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

Hoxha: Dialogu Kosovë-Serbi të orientohet në rezultate konkrete

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

​Kurti: Për ne, marrëveshja politike me LDK-në mbetet valide

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

Maqedonci takon ambasadorin bullgar, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Bullgari

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku – 6 deputetëve të LDK-së: Ky veprim është dëm vetëm për partinë

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi me ultimatum për Rashicën

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Anija turke fundoset brenda 11 minutash pas përplasjes, 10 marinarë në bord

Craiova me ofertë zyrtare për Korenicën

Cluji cakton çmimin për Korenicën, do 1.5 milionë euro

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Fortesa në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova ende në treg, Juve pret oferta zyrtare

Numri i të vrarëve nga sulmet amerikane ndaj Iranit shkon në 18

Numri i të vrarëve nga sulmet amerikane ndaj Iranit shkon në 18

Juventusi pa Thuramin pwr pjesën e mbetur të vitit

Juventusi pa Thuramin pwr pjesën e mbetur të vitit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën