TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Salihu kërkon që Ademi të largohet nga FFK: Ndikoi negativisht edhe në imazhin e futbollit të Kosovës

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
​Salihu kërkon që Ademi të largohet nga FFK: Ndikoi negativisht edhe në imazhin e futbollit të Kosovës

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, mendon se zhvillimet e fundit në këtë institucion po ndikojnë negativisht në imazhin e futbollit të Kosovës në botë. Në një intervistë për KosovaPress, ai flet edhe për 6-vjetorin e anëtarësimit në UEFA duke kujtuar gjithë çfarë ndodhi dhe punën e madhe që u bë pas pranimit.

Salihu thotë se nga dita e pranimit në organizatat sportive ndërkombëtare, futbolli i Kosovës ka pasur zhvillim të madh, por shpreh brengën se zhvillimet e fundit brenda FFK-së po dëmtojnë imazhin e futbollit tonë.

Ai madje kërkon që presidenti i rizgjedhur i FFK-së Agim Ademi, të largohet sa më shpejtë nga ky post.

“Të jeni të bindur që vetëm për shkakun e një personi, presidentit të tanishëm, imazhi i futbollit të Kosovës ka rënë në mënyrë drastike. Ai mund të përqafohet me Infantinon e Ceferinin. Unë kam qenë shumë vite anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s, i kam ndihmuar edhe palës së UEFA-s kur ka pasur Serbia padi kundër UEFA-s e të tjera, i njoh zhvillimet edhe flas me ta. Shumë imazhi ka rënë pothuajse në nivelin më të ulët të mundshëm, mos të flas për vendin tonë ku njerëzit kanë filluar ta humbin besimin, e kanë humbur atë euforinë që kur ishim në stadium trupi të rrëqethej. Pra, mendoj që ky njeri i ka harxhuar të gjitha kreditet morale, shoqërore, fetare edhe sa më shpejtë të largohet aq më shpejtë Federata e Futbollit do të shkojë përpara”, deklaroi Salihu.

https://teve1.info/wp-content/uploads/2022/05/280047193_723200932051621_156293725205382539_n.mp4

Ditë më parë,Kosova mbushi gjashtë vite si anëtare me të drejta të plota në organin më të lartë të futbollit evropian UEFA. Për ta arritur këtë objektiv ishte bërë një punë e palodhshme e drejtuesve të asaj kohe në Federatën e Futbollit të Kosovës që drejtohej nga legjenda e futbollit Fadil Vokrri.

Salihu, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit Fadil Vokrri, rrëfen për KosovaPress punën e palodhshme që ishte bërë në atë kohë për inkuadrim në UEFA e cila kishte nisur që nga vitit 2008.

Reklamë

“Me Fadilin nga viti 2008 vazhdimisht kemi tentuar që të gjejmë hapësira që ta shtyjmë çështjen përpara dhe produkti i parë ka qenë qysh në vitin 2008 kur kemi aplikuar zyrtarisht në FIFA për pranim, një aplikacion që në fakt e kam punuar vet, pothuajse 300 faqe, ka qenë një dokument mjaftë gjithëpërfshirës dhe presidenti Vokrri ka qenë ajo fuqia që i ka shpërthyer ato barrierat për shkak jo vetëm të karakterit të tij që ka pasur të butë dhe diplomatik por edhe për shkak të karrierës së tij…Pastaj kemi kërkuar ndeshje ndërkombëtare miqësore, ju e dini me vështirësi të mëdha kemi arritur, e kemi luajtur ndeshjen me Haitin në Mitrovicë dhe kemi kërkuar qasje në edukim-trajnim. Në fakt kemi punuar më shumë vet, në kohë të Albert Bunjakit ka ndihmuar shumë të fillojnë licencimet e hershme me federatën suedeze, pastaj kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me federatën gjermane. Kemi trajnuar shumë dhe kemi licencuar shumë trajnerë që ka qenë shumë jetike për t’u përgatitur për fazën finale. Dhe pastaj në vitin 2016, më 3 maj jemi pranuar me të drejta të plota në një seancë historike”, tha Salihu.

Por, ish-sekretari i FFK-së zbulon për KosovaPress se kishte ndodhur një moment shumë i rëndësishëm që hapi rrugën për anëtarësim në UEFA dhe ai moment ishte i lidhur me ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

“Kësaj i ka paraprirë mos të harrojmë një mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme në Maltë, ka qenë ‘Top Ekzekutiv Program’ quhet. 54 federata kanë qenë, ne kemi qenë mysafir dhe aty z.Platini ka marrë një vendim krucial, substancial dhe na ka përqafuar para se të nisemi që të kthehemi në Stamboll, e kemi pritur së bashku me presidentin Vokrri në Stamboll, derisa Shukeri na lajmëronte nga komiteti. Aty është marrë vendimi. Platini ka thënë ‘Duhet ta qesim në Asamblenë e UEFA-s’ dhe ky ka qenë hapi krucial juridik, ndryshe Zoti e di se çfarë do të bëhej…Mbledhja në Budapest ka qenë një ngjarje ne vete, ju e dini që 28 shtete kanë votuar për, 24 kundër ndërsa të tjerat kanë abstenuar”, shpjegon ish-sekretari i FFK-së.

Puna dhe përkushtimi nuk kishin munguar por vështirësitë për ta arritur këtë qëllim gjatë rrugës ishin të mëdha dhe Salihu kujton disa prej tyre

“Puna nuk ka munguar kurrë. Ne kemi punuar këtu në dy-tre zyre të vogla edhe e di që çdo kuvend që ka qenë, çdo asamble, do të thotë nga viti 2008 kanë qenë intensive sepse vetëm kemi luajtur ndeshje miqësore e të tjera por ka qenë tanimë një luftë politike, nuk kishte të bënte më me sport…Punën kryesore e kemi bërë ne, Fadili, unë, sidomos pjesën, 99 përqind të të gjitha shkresave i kam bërë vetë, pothuajse në katër apo pesë gjuhë dhe më kujtohet që është dashur nganjëherë presidenti Vokrri më thërriste në ora 7-8 në mbrëmje. Thoshte t’iu shkruajmë të gjitha shteteve të FIFA-së, 209 shteteve deri në mëngjes iu kemi shkruar. Tërë natën me fax, e-mail që ta senzibilizojmë çështjen…Në Budapest kur e kemi kuptuar sa vështirë ka qenë të vijmë deri aty ‘Edhe të vdes’, thoshte Fadili ‘tani ne kemi hyrë në histori’ thoshte. Kështu që u shpaguan gjitha ato net , të gjitha ato mundime. S’ka pas rrymë, nuk kishim rrymë për të dërguar një fax e të tjera, e të tjera. Pra ka qenë një punë në kontuinitet”, tha Salihu.

Pas pranimit në UEFA, fillimi ishte shumë i vështirë edhe në aspektin e formimit të kombëtares. Salihu kujton se ditën e ndeshjes së parë zyrtare, atë kundër Finlandës, Kosova i kishte vetëm dy lojtarë të regjistruar në FIFA.

“Mëngjesin e lojës i kishim vetëm dy lojtarë të regjistruar sepse kishim bërë kërkesë në “FIFA Players Status Comunitty” që Bajrami, Shala dhe disa i patëm angazhuar që të bëjnë kërkesë dhe i kishim dy lojtarë. Pastaj katër, na u bënë pesë, pasdite 7-8, dikur më thotë presidenti Vokrri, ‘Eroll i kemi bërë 11, lojën po e luajmë’, brenda ditës, ditës së lojës dhe pastaj e morëm lejen nga FIFA dhe në mbrëmje e zhvilluam lojën e parë 1-1 ku Valon Berisha e shënoi golin e parë në histori”, kujtoi Salihu.

Ndryshe, Salihu ishte sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, por u shkarkua nga ky post së fundi me vendim të Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Detajet e kontratës së Zhegrovës tek Juventusi

Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

Newcastle i kundërpërgjigjet suedezit Isak

Newcastle i kundërpërgjigjet suedezit Isak

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Edhe 10 ditë afat për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Policia gjermane nis hetimet për aksidentin mes autobusit nga Kosova dhe kamionit, dëmet materiale rreth 150 mijë euro

Policia gjermane nis hetimet për aksidentin mes autobusit nga Kosova dhe kamionit, dëmet materiale rreth 150 mijë euro

​Shala: Haxhiu nuk ka të drejtë të rikandidohet për kryetare të Kuvendit

​Shala: Haxhiu nuk ka të drejtë të rikandidohet për kryetare të Kuvendit

Godet dy zyrtarë policorë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt në Ferizaj

Godet dy zyrtarë policorë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt në Ferizaj

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Policia në Mamushë arreston të dënuarin për falsifikim dhe krim kibernetik

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Vetura godet një person në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, krijohen kolona të gjata

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X