TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

28 vite pas lufës, shumë prej akterëve të krimeve akoma nuk kanë dalur para drejtësisë. Mirëpo, dje iu vunë prangat Zoran Stankoviqit, si të dyshuar për krime lufte në Matiqan të Prishtinës. Banorët e Matiqan kujtojnë se si Stankoviqi para luftës ishte një fqinj i zakonshëm, i cili më pas sipas tyre u shndërrua në bashkëpunëtor të ushtrisë e policisë serbe.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
2 0
A A

Para viteve të 90-ta, Zoran Stankoviq, ishte një fqinj i zakonshëm për banorët e fshatit Matiqan të Prishtinës.

Mirëpo, me nisjen e luftës, gjithçka ndryshoi.

Stankoviq dyshohet se u përfshi në krimet që i kryen në këtë pjesë të Kosovës, ushtria dhe policia serbe.

Para luftës, Hysen Gashi rrëfen se kishim raporte të mira me Stankoviqin.

“Kemi qenë kojshi, i kemi rujtë kafshët bashkë, kemi nejt bashkë. E kom njoftë babën e tij, na kemi kalu mirë me ta përpara, na vendasit qetu. S’kena pasë kurrë problem, i kemi pasë bahqet bashkë, i kemi punu bashkë, deri kur u ardhë lufta janë kon poshtë në katun na jemi kon naltë. Ama na s’kemi pasë kurfarë problemi  me ta”, ka thënë Gashi.

Gashi kujton se si Stankoviq nisi bashkëpunimin kriminelët serbë.

“Kur janë vendosë policia dhe ushtria që erdhën para bombardimeve, ata ua qojshin me traktor bukën nëpër kodra. Me qat Borën, me traktor të qatij e di që e kanë qu bukën”, u shpreh tutje Gashi.

Pikërisht nën dyshimin për përfshirje në krime lufte, Zoran Stankoviq, u arrestua më 23 mars në kufirin Kosovë – Serbi.

“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se  ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë speciale.

E Gashi tregon se serbët dogjën gjithçka që u doli përpara.

“Në kohën e bombardimeve neve na ka djeg dikush kto maqinat. Qysh kom ni une, njani u kon i Çagllavicës me qat Borën, kishin pasë marrë pjesë në qat farë kalljen. Ama maqinat m’kanë shku diku 200-300 mijë euro”, theksoj Gashi.

Pas përfundimit të luftës dhe kthimit të shqiptarëve nëpër shtëpitë e tyre, nuk u panë më gjurmë të serbëve që jetonin andej.

“Mas lufte s’u kon k’tu. Se kur jemi kthy prej Maqedonie, k’tu nuk kanë ekzistu mo asnjo hiq. Ishin kon shkue”, ka përfunduar Gashi.

Ndaj Stankoviqit Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Sulmi ndaj të moshuarës – Aurona Pelaj shpallet fajtore, Rexhepi e Kuçi lirohen

Sulmi ndaj të moshuarës – Aurona Pelaj shpallet fajtore, Rexhepi e Kuçi lirohen

Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema

Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema

Fermerët e qumështit protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, derdhin qumësht

UEFA për vendimin kontrovers të FIFA-s për Balogun: U kalua vija e kuqe

Abdixhiku kujton heronjtë e Betejës së Loxhës: Gjaku për liri është amanet

Abdixhiku kujton heronjtë e Betejës së Loxhës: Gjaku për liri është amanet

Studentët e Kamenicës dhe ushtarët e KFOR-it bashkohen në një ditë aktivitetesh edukative

Studentët e Kamenicës dhe ushtarët e KFOR-it bashkohen në një ditë aktivitetesh edukative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën