Rustemi në Facebook ka thënë se pikërisht deputeti Hoti, në kohën sa ka qenë kryeministër i Kosovës, ka nënshkruar me dorën e vet garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës.
Teksa sipas tij, kjo bën shkelje të rëndë kushtetuese.
“Mos të harrojmë, ky deputet në cilësinë e kryeministrit me dorën e vet ka nënshkruar garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës, çka përbën shkelje të rëndë kushtetuese. Deri në këtë pikë shkon non-sensi opozitar i ditëve të sotme”, ka shkruar ai./teve1.info./
https://teve1.info/lajmet/hoti-si-erdhi-puna-qe-kosova-te-gezohet-vetem-qe-nuk-ka-cnjohje/







