TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

Të paktën dhjetë persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa lundruese të Rusisë ndaj Ukrainës. Moska ka sulmuar Ukrainën gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe mëngjesit të së premtes.

Në qytetin perëndimor të Lvivit, një ndërtesë e infrastrukturës kritike është goditur nga një sulm me dron, tha kreu i qytetit, Andriy Sadovyi, përmes një postimi në Telegram.

Në Odesa në jug të Ukrainës, mbetjet e një droni të rrëzuar shkaktuan zjarr në një ndërtesë të lartë.

Në Harkiv, në verilindje, po ashtu ka pasur disa shpërthime pas sulmeve me raketa.

Sadovyi tha se Lvivi u sulmua me mbi 10 dronë kamikazë Shahed, të prodhimit iranian.

Në rajonin Sumi, në verilindje të Ukrainës, si pasojë e një sulmi me raketa në qytetin Konotop u plagosën tre persona dhe u dëmtua një ndërtesë banimi dhe një punishte.

Gjatë natës, Harkivi u sulmua me mbi 10 raketa. Guvernatori Oleh Syniehubov, tha se duhet të verifikohen dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Një valë e dytë e sulmeve ajrore pasoi mëngjesin e së premtes. Sirenat për sulme ajrore u lëshuan në mbarë Ukrainën dhe banorët u udhëzuan që të shkojnë në strehimore.

Kievi dhe qyteti industrial, Dnipro, po ashtu u shënjestruan nga sulmet ruse. Shpërthime janë raportuar në dy qytetet, ku jetojnë mbi 1 milion banorë.

Me ndihmën e Perëndimit, Ukraina po mbron veten nga pushtimi i paprovokuar i nisur nga Rusia mbi 22 muaj më parë./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 36 të vdekur nga zjarri që shpërtheu në një pallat të lartë në Hong Kong

Të paktën 36 të vdekur nga zjarri që shpërtheu në një pallat të lartë në Hong Kong

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve të tjerë sipas marrëveshjes

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Kurti: Përputhja e votimeve të opozitës me Listën Serbe është e frikshme

Kurti: Përputhja e votimeve të opozitës me Listën Serbe është e frikshme

Kurti: Opozita krizën legale po synon ta kthejë në krizë sociale

Kurti: Opozita krizën legale po synon ta kthejë në krizë sociale

“Pse bre Jusuf i vratë?” – dëshmitari rrëfen për krimet e luftës nga Jusuf Shujak

“Pse bre Jusuf i vratë?” – dëshmitari rrëfen për krimet e luftës nga Jusuf Shujak

Partitë “forcohen” për 28 dhjetor

Partitë “forcohen” për 28 dhjetor

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

Vetëvendosje nominon Albin Kurtin për kryeministër

KMDLNj reagon për situatën në transport publik dhe mos-pagesat në RTK

KMDLNj reagon për situatën në transport publik dhe mos-pagesat në RTK

Punëtorët e “Trafikut Urban” optimist se nesër do u bëhet një zgjidhje

Punëtorët e “Trafikut Urban” optimist se nesër do u bëhet një zgjidhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën