TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rruga në fshatin Besi e dëmtuar pas punimeve të ujësjellësit, banorët në hall

Një pjesë e rrugës “Njësiti Buna”, në fshatin Besi, ka mbetur e dëmtuar pas intervenimeve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”. Banorët shprehen të shqetësuar, pasi gropa e hapur në një segment të ngushtë dhe me kthesë po paraqet rrezik për qarkullimin, veçanërisht për fëmijët dhe këmbësorët.

by Jona Kelmendi
8 muaj ago
1 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Një gropë e hapur, në mes të kthesës së ngushtë, po e bën të rrezikshëm kalimin në rrugën “Njësiti Buna”, në fshatin Besi të Prishtinës.

Kjo meqë banorët e fshatit thonë se një ndërhyrje nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” e la rrugën në këtë gjendje.

Banorët thonë se dëmtimi i rrugës po përsëritet, për shkak të shtypjes së ujit dhe intervenimeve të shpeshta nga ujësjellësi.

“Shtypja e ujit kur po lëshohet, pompat nuk po munden me duru shtypjen edhe po demtohet rruga, këtu kompania e ka ndreq para dy tri dite tash është hap gropë e madhe, kerret po vinë me shpejtësi këtu është bërryl i madh”, u shpreh një nga banorët.

E ky nuk ishte banori i vetëm që ankesat e tij i ndau me televizionin.

“E kanë prish udhën këtu, secili kerr që po vjen po i duhet me dal anej, dikush këtu ka me u myt e kush e ka atë fat nuk e di. Është edhe problemi i fëmijëve ja duhet me i përcjell vet ja mos me i qu në shkollë hiç”, ka thënë banori tjetër.

“Siç pe shihni edhe vet gropa ka mbet e hapur, rruga edhe ashtu është shumë e ngusht edhe e rrezikshme, këtu është një kthesë jashtëzakonisht e madhe edhe është rrit rreziku edhe shumëfish më shumë për shkak të kësaj grope që u shkaktu këtu”, ka thënë edhe një banorë tjetër.

Nga KRU Prishtina i thanë televizionit se rregullimi i gropave nuk është përgjegjësi e tyre.

“Riparimi i gropave realizohet nga NPB, me të cilën kemi kontratë për sanimin e gropave pas intervenimeve tona. Ju lutemi t’i drejtoheni NPB-së për veprimet e mëtejme.”,ka thënë Mjeku.

Tëvë1 gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Ndërmarrja Publike Banesore, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

E përderisa përgjegjësinë për sanimin e rrugës nuk e merr askush, banorët e këtushëm do të vazhdojnë të përballen me rrugën dëmtuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën