Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti i cili ka ndodhur të hënën në orët e hershme të mëngjesit.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se në këtë vetaksident është rrokullisur një veturë.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 06:45. Personi i lënduar është dërguar në QKMF në Istog për tretman mjekësor”, tha Rugova./teve1.info/