TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

RrGK kërkon qasje të drejtë të zbardhjes së rastit të 13-vjeçares që dyshohet se është dhunuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
RrGK kërkon qasje të drejtë të zbardhjes së rastit të 13-vjeçares që dyshohet se është dhunuar

Rrjeti i Grave të Kosovës ka kërkuar reagim institucional dhe shoqëror lidhur me rastin e 13 vjeçares nga Peja e cila dyshohet se është  dhunuar nga dy persona të moshës madhore.

Në reagimin e RrGK-së kërkohet nga institucionet dhe Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) kërkon reagim institucional dhe reagim shoqëror lidhur me rastin e 13 vjeçares nga Peja e cila u raportua e zhdukur, e për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga dy persona të moshës madhore. Gjithnjë duke pasur për bazë raportimet nga mediat, të dy të dyshuarit tashmë janë vënë në pranga nga policia. RrGK kërkon nga institucionet, posaçërisht nga Prokuroria e Pejës që të bëhet një hetim serioz i veprës dhe të përpilohet aktakuza në mënyrë që dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Përdhunimi i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore”, thuhet në reagim.

Derisa thuhet se RrGK do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.

“RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, thuhet tutje.

Ndryshe një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona të rritur gjatë së dielës. Me këtë rast Policia ka arrestuar të hënën dy persona të dyshuar për rastin në fjalë./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është vendi ku humbi jetën 69-vjeçarja pas aksidentit – aktivizohet Ministria e Infrastrukturës

Ky është vendi ku humbi jetën 69-vjeçarja pas aksidentit – aktivizohet Ministria e Infrastrukturës

Pas demolimit të pllakës së vjetër, të premten përurohet obelisku i ri i Ali Ajetit

Pas demolimit të pllakës së vjetër, të premten përurohet obelisku i ri i Ali Ajetit

Kurti merr pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta

Kurti merr pjesë në inaugurimin e gjeneratës së re të asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Votat e diasporës i japin LVV-së një ulëse më shumë në Kuvend, PDK humb një mandat

Publikohen formacionet zyrtare, Belgjikë – Egjipt

Publikohen formacionet zyrtare, Belgjikë – Egjipt

“Matrix”- 15.06.2026

“Matrix”- 15.06.2026

Ky është vendi ku humbi jetën 69-vjeçarja pas aksidentit – aktivizohet Ministria e Infrastrukturës

Ky është vendi ku humbi jetën 69-vjeçarja pas aksidentit – aktivizohet Ministria e Infrastrukturës

Portieri Vozinha, më i miri i ndeshjes

Portieri Vozinha, më i miri i ndeshjes

Pas demolimit të pllakës së vjetër, të premten përurohet obelisku i ri i Ali Ajetit

Pas demolimit të pllakës së vjetër, të premten përurohet obelisku i ri i Ali Ajetit

Ballkani gjobitet nga UEFA, rrezikon përjashtimin nga garat

Ballkani gjobitet nga UEFA, rrezikon përjashtimin nga garat

Messi dhe Ronaldo mund të përballen në çerekfinale

Messi dhe Ronaldo mund të përballen në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën