TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi i Ramdan Nishorit frymëzon edhe dy burra tjerë në Drenas, thyejnë heshtjen pas 26-viteve

Rrëfimi publik i Ramdan Nishorit për dhunën seksuale gjatë luftës ka frymëzuar edhe dy burra tjerë të thyejnë heshtjen pas 26 viteve. Ata kanë vendosur të kërkojnë ndihmë në njërën nga qendrat rehabilituese. Ndërsa nga janari e deri në maj të këtij viti Komisioni Qeveritare për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës ka trajtuar 127 aplikacione nga to 55 raste janë aprovuar (51 femra dhe 4 meshkuj) .

by Doresa Geci
1 vit ago
9 0
A A

Për 26 vite me radhë, përjetimet e tyre i mbajtën brenda.

Dy burra të dhunuar seksualisht, pas rrëfimit publik të Ramadan Nishorit për dhunën që ishte bërë gjatë luftës, vendosën ta thyejnë heshtjen.

Tmerrin të cilin e përjetuan ata, vendosën ta ndajnë edhe me një nga qendrat e rehabilitimit të viktimave të dhunës seksuale në Drenas.

Detaje për këtë dha  drejtoresha e qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

“Janë dy burra që janë lajmëruar në organizatën tonë bashkëpunëtore në Drenas mirëpo ka edhe shumë të tjerë që na kanë kontaktuar. Burrat e kanë shumë më vështirë, këtu na përballë e kemi parkun shumë nga ata na kanë thënë që kemi qëndruar nga një vjet dy në park të ulur vetëm me pa se kush po hin në organizatë”, tha Feride Rushiti nga QKRMT-ja.

Rushiti tregoi se si  Ramadan Nishori mori guximin që historinë e tij ta shpalos jashtë mureve të qendrës.

“Ka qenë pjesë e dhjetëra aktiviteteve në organizatë, ka qenë në shumë intervista ku nuk ka dal me identitet dhe erdh momenti kur ai kërkoi nga psikologia me gatishmërinë e tij që më fillu me përgatit si storje si histori të ngjarjes së luftës që më mos ta kishte vetëm të vetën por dedikohet tërë shoqërisë kosovare. Pas një përgatitje intensive me të, me familjarët e tij vendosëm që më 14 prill në ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës që historia e tij të mos jetë e tij por të jetë një kërkesë për drejtësi, një krismë për shpresë një triumf për guxim dhe në atë formë të fuqizojmë zëra që ende jetojnë në errësirë dhe nuk e kanë guximin për të kërkuar ndihmë”.

E nga janari i këtij viti e deri në fillim të majit, 74 persona kanë aplikuar në Komisionin Qeveritar për t’u njohur statusi i të dhunuarve seksualë gjatë luftës.

“Në periudhën kohore Janar 2025 deri 8 Maj 2025 kemi pranuar gjithsej 74 aplikacione, aplikacionet pranohen të mbyllura dhe nuk mund të bejmë ndarje gjinore para se të trajtohen aplikacionet. Në periudhën e lartcekur, Komisioni ka trajtuar 127 aplikacione nga to 55 raste janë aprovuar (51 femra dhe 4 meshkuj) dhe  19 raste janë refuzuar (15 femra dhe 4 meshkuj)”, thuhet nga Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statutit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës.

Sipas të dhënave të këtij komisioni  që nga fillimi i procesit me 05 shkurt 2018  e deri më tani janë dorëzuar gjithsej 2253 aplikacione, nga to statusin viktimë e dhunës seksuale e kanë fituar gjithsej 1775 persona, nga ta 1675 femra dhe 100 meshkuj ndërsa 346 kërkesa janë refuzuar nga to, 293 femra dhe 53 meshkuj.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën