TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfim lufte – shkoi për të siguruar miell, iu vranë babai dhe motra

Arben Tafolli nga fshati Çadrak i Suharekës si 18-vjeçar kishte shkuar për të siguruar miell për civilët gjatë luftës së fundit në Kosovë, por në shtëpinë e tij forcat serbe ia vranë babanë dhe motrën. Detaje nga rrëfimi i tij na sjellë kronika e gazetarit Lindrit Zejnullahu.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
2 0
A A

Ardhja në shtëpi nuk ishte kaq e zakonshme para 26 vitesh.

Arben Tafolli si 18-vjeçar bashkë me anëtarë të familjes erdhën në shtëpinë e tyre të shoqëruar edhe nga ushtarë të UÇK-së.

Në fillim të majit në vitin 1999 ata shkuan për të siguruar miell për civilë që ishin në një fshat në afërsi.

Por në një moment, afër këtij shkëmbi forcat serbe sulmuan me minahedhës, duke ia vrarë atij babain dhe motrën.

“Edhe u strehuam te ky guri këtu, në moment që kanë hyrë brenda këta dy ushtarët me folë për komandantin që për me ardhë me neve atje, minahedhësi krisi prej Dragaqinës, u nis. Dhe ne tash po e nijmë minahedhësin që po vjen por po thojmë po bjen diku këndej dhe u strehuam këtu. Ne kemi qenë në këtë pjesë këtu veç kur ka ra minahedhësi” , tregon ai.

Nën emocione ai rrëfen se ne fshatin Çadrak të Suharekës, kishin mbetur të plagosur bashkë me motrën e tij.

“Atë ditë kemi qenë rend baba agja motra që ka vdekë edhe ajo u mbyt këtu motra e madhe Shyhrete Tafolli, baba Muhamet Tafolli agja është i plagosur Bajram Tafolli, motra tjetër Luljeta Tafolli edhe ajo është e plagosur edhe unë kam qenë, por na ka rënë shumë afër sidomos mu gati veç sa smë ka rënë në këmbë” , rrëfen Tafolli.

Në këtë gjendje ata u bartën nga ushtarët e UÇK-së deri në një fshat tjetër.

Tafolli bashkë me 60 të plagosur tjerë u sollën në një shpellë, ku për disa ditë mbetën vetëm 6 prej tyre.

“Ne kemi pasë dhimbje, plagë kemi pasë krejt, Muhameti më ka vdekë këtu, ne kemi pasë dhimbje dhe çdo moment bile me një bisedë me Sejdiun të Manastircit thoshte Arben dil te dera edhe le të shohin shkitë se u mërzitëm plagë që i kishim dhimbje kishim dil le të shohin shkitë le të na vrasin qeshtu mos të na lënë të gjallë”, thotë ai

Ai thotë se tashmë ishin në dorë të fatit, derisa për një moment aty erdhën sërish ushtarët e UÇK-së.
“Une u çova dhe iu thashë kush jeni ju, a jeni shqiptarë tha po shqiptarë jemi, dhe ne jemi ardhë me ju tërhjekë prej këtuhit. A jeni gjallë, thashë po gjallë jem thashë na jem pesë të gjallë dhe një ka vdekë këtu. Në atë grup ish kanë Lulzim Avdyli i Lloshkobares dhe Besim Nuha që i njoh, kam pasë gjatë rrugës kontakt me ta” , shprehet Tafolli

Arbeni deri në vitin 2020 jetonte në kushte të vështira i harruar nga shteti, mirëpo me ndihmën e familjarëve atij i është ndërtuar një shtëpi dhe tashmë jeton në fshatin Shirokë të Suharekës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Publikohen fotografitë e 25-vjeçarit të dyshuar për sulmin në Krakov, ku mbetën të vrarë gjashtë persona

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën