TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rohde: Zbatimi i marrëveshjes dhe shmangia e çdo tensioni është nevojë e kohës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rohde: Të gjitha vendet dhe partnerët e tjerë evropianë duhet t’i bashkohen sanksioneve të BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë përparim dhe të shmanget çdo tension. Derisa është pyetur në lidhje me deklarimet e liderëve të Serbisë, ai ka thënë se presin zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen të dielën në veri të vendit, diplomati gjerman ka deklaruar se të dy palët duhet të arrijnë përparim për qytetarët e të dyja vendeve.

“Ne kemi bërë një deklaratë për këtë dhe nevoja e kohës përveç zbatimit është edhe shmangia e çdo tensioni për ndonjë temë tjetër. Ajo që na nevojitet është që të dy palët tani duhet së bashku në mënyrë konstruktive të arrijnë përparim që është i rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka dashur të komentojë deklarimet e liderëve në Beograd, veçse ka theksuar se presin zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

“Dua të them se ne e mbështesim plotësisht përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak në përpjekjet e tij për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër, dhe siç e kemi thënë Kosova, dhe ju e dini, zbatimi i plotë është nevojë e kohës, dhe kjo është ajo që ne presim”, ka shtuar ai.

Më tej, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka thënë se pret së shpejti takim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të pyesni palët për këtë, unë nuk mund të përgjigjem për ta, shpresoj se së shpejti do të ketë një takim, sepse zbatimi do të thotë që ju duhet të filloni punën. Dhe përsëri, mund vetëm të nënvizoj se për të arritur progres, duhet të zbatojmë gjërat e dakorduara në Bruksel dhe Ohër”, ka përfunduar ai.

Kosova dhe Serbia u pajtuan me 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në Bruksel, ani pse nuk pati nënshkrim të saj./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” ndaj shërbimeve shqiptare, njëri nga Kosova

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves: Dënimet e Speciales në asnjë mënyrë s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Shala: Duhet të ruhet konsensusi dhe të konsolidohen institucionet për përballjen me Hagën

Gërvalla takon përfaqësuesin e BE-së, në fokus reforma në drejtësi

Gërvalla takon përfaqësuesin e BE-së, në fokus reforma në drejtësi

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Pezullohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton parregullsi serioze

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

BIA serbe arreston dy persona për “spiunazh” ndaj shërbimeve shqiptare, njëri nga Kosova

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves: Dënimet e Speciales në asnjë mënyrë s’e gjykojnë shtetësinë e Kosovës

“Ditari”-29.09.2026

“Ditari”-29.09.2026

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën