tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Rohde thotë se po i ndjek me shqetësim raportimet për ndalimin e zyrtarit të Leposaviqit nga Serbia

tëvë1 nga tëvë1
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po ndjek me shqetësim raportimet për ndalimin e shefit të administratës në Komunën e Leposaviqit nga autoritet në Serbi.

Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë në muajt e fundit që ndalohen persona në pikat kufitare që dyshohet se për ndërhyrje politike.

“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që arrestimet në pikën kufitare ngre dyshime për ndërhyrje politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

10 ditë në burgjet e Serbisë pritet t’i kalojë drejtori i administratës së Komunës së Leposaviqit Nikolla Radomiroviq.

Ky dënim i është shqiptuar atij, pasi institucionet e drejtësisë në Serbi po e akuzojnë për përdorim të armës së ftohtë.

Ai është ndaluar më 9 shtator nga autoritetet e Serbisë. Pas këtij veprimi ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030. Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, kishte shkruar ai./teve1.info/

Closely following concerning reports about the detention of the head of the Leposavic administration in Serbia. Not the first time in recent months that detention at border crossing raises suspicions of political harassment. Expect that the official appeal is considered swiftly.

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 13, 2023

Kërkohet që arrestimet e serbëve të Kosovës nga Serbia të ngritën në nivel të dialogut

Zelensky: Ukraina do të nisë prodhimin e përbashkët të armëve me SHBA-në

22/09/2023

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.