tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kërkohet që arrestimet e serbëve të Kosovës nga Serbia të ngritën në nivel të dialogut

Arrestimi i drejtorit të administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radomiroviq po shihet nga njohësit e çështjeve politike si një praktikë e Serbisë për t’ i shantazhuar serbët që punojnë në institucionet e Kosovës. Për këtë ata po kërkojnë që kjo çështje të ngritët në nivel të dialogut pasi Serbia është duke shkelur marrëveshjen e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve.

Doresa Geci nga Doresa Geci
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

10 ditë në burgjet e Serbisë pritet t’i kalojë drejtori i administratës së Komunës së Leposaviqit Nikolla Radomiroviq.

Ky dënim i është shqiptuar atij, pasi institucionet e drejtësisë në Serbi po e akuzojnë për përdorim të armës së ftohtë.

E arrestimi i serbëve që punojnë në Kosovë, nuk është diçka e re.

Sipas ish ministrit për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, një gjë e tillë ka filluar para më shumë se tri vjetësh.

Madje, Gashi këtë e  quan si një lloj “kidnapimi diplomatik” që Lista Serbe po bën në bashkëpunim më institucionet në Serbi.

Ish ministri Gashi kërkon nga Qeveria e Kosovës që të bëjë kujdes, pasi kjo mund të jetë një taktik e Serbisë për ta destabilizuar vendin.

E Belgzim Kamberi nga Insituti “Musine Kokalari”, këto arrestimi po i konsiderojnë si shantazh ndaj të gjithë të punësuarve serbë në institucionet e Kosovës

Kamberi kërkon kjo çështje të ngritet në nivel të dialogut Kosovë- Serbi.

Të shtunën, Nikola Radormiroviq, derisa po kalonte në piken kufitare në Jarinje u arrestua nga policia serbe.

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.