TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Riola Xhemaili dërgoi Zvicrën në çerekfinale të Evropianit: “Ndjenja më e mirë”

by tëvë1
5 muaj ago
0
A A
Riola Xhemaili dërgoi Zvicrën në çerekfinale të Evropianit: “Ndjenja më e mirë”

Është minuta e 92-të e ndeshjes së Evropianit të futbollisteve mes Zvicrës dhe Finlandës. Geraldine Reuteler dërgon një top në zonë. Është një pasim i përkryer për Riola Xhemailin që dërgon topin në rrjetë nga pesë metra largësi. Stadiumi në Gjenevë shpërthen. Ishte goli për 1:1.

“Goli që do të mbetet në histori të futbollit zviceran”, shkruan mediumi “20 Minuten”.

Me atë gol, Zvicra u kualifikua për herë të parë në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Evropiani po mbahet në Zvicër, ndërsa thuajse i gjithë ky vend festoi të enjten mbrëma.

Shqiptarja 22-vjeçare ishte shumë e lumtur pas ndeshjes.

“Kam dashur të vrapoj drejt tifozëve, por kishte një rrethojë dhe nuk kam dashur të rrëzohem në të”, ka thënë Xhemaili kur është pyetur se çka i shkoi në mendje pasi e shënoi golin e historisë.

“Është e mahnitshme. Është ndjenja më e mirë që kam përjetuar ndonjëherë. Është sikur një ëndërr e bukur që realizohet”.

Ajo nuk ka mundur të besojë se çka ndodhi, sidomos pas një viti të vështirë. Ndonëse kishte një vit të shkëlqyer te PSV Eindhoveni në Holandë, duke shënuar 14 gola dhe duke bërë gjashtë asistime në 26 ndeshje, Riola nuk ishte në planet e selektores së Zvicrës, Pia Sundhage. Nuk u ftua në disa grumbullime, ndërsa në fillim të qershorit bëri paraqitjen e parë këtë vit. Dhe shkëlqeu.

“Dhe tani ajo u bë heroinë e madhe e vendit”, vazhdon shkrimin gazeta e madhe zvicerane “20 Minuten”.

Riola është ndier mirë para se të aktivizohej. Ajo hyri në lojë vetëm në minutën e 82-të.

“E kam ditur se do të shënoj atë gol. Pasi erdhi topi e kam ditur se ku duhet të jem. Është dashur vetëm të mos jem në ofsajd. Dhe më pas goli hyri në portë. Është e ëmbël që e përjetojmë këtë, e meritojmë”, ka thënë Xhemaili, që është e lumtur që i bëri krenarë familjarët e saj.

“Shumë kanë dyshuar në mua. Por mendoj se kam treguar pse jam këtu dhe që mund ta ndihmoj ekipin”, ka thënë futbollistja shqiptare.

“Blick” ka shkruar se Xhemaili ka shënuar golin në momentin më të mirë në histori të përfaqësueses së Zvicrës.

“Është e pabesueshme se si po e bëjmë Zvicrën të festojë”, ka vazhduar sulmuesja.

Kapitenia e Zvicrës, Lia Walti ka lavdëruar Riolën.

“Rio ka kualitetin që shumë të tjera nuk e kanë – ajo bën të papriturën. Jam jashtëzakonisht krenare për të, që u bë fituesja e ndeshjes për ne”, ka thënë Walti.

Evropiani i futbollisteve po përcillet me shumë interesim në Zvicër. Në stadium për ndeshjen ndaj Finlandës ishin 26 mijë shikues. Në televizion ndeshjen e shikuan mbi 1 milion shikues.

Kishte festë në Gjenevë dhe në qytetet tjera të Zvicrës. Falë një futbollisteje shqiptare.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Trepça synon debutim pozitiv në Ligën e Kampionëve

Trepça mposht Pejën

Foda optimist para dueleve me Zvicrën e Suedinë

Foda i bindur se Kosova mund të kualifikohet në Botëror

Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

Foda rrit intensitetin e punës, shtohet optimizmi te Kosova

Foda optimist se Kosova do të jetë në Botëror

A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep versionin e tij

A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep versionin e tij

Vdiq 15 – vjeçari që u godit me thikë ditë më parë në Durrës

Vdiq 15 – vjeçari që u godit me thikë ditë më parë në Durrës

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Serbia arreston në Merdar shtetasin shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin e UÇK-së

Shkodra për aderimet e partive: Riciklime,brenda një elektorati të caktuar

Shkodra për aderimet e partive: Riciklime,brenda një elektorati të caktuar

Maloku thotë se është e palogjikshme që LDK nuk i jep mundësinë Agim Veliut

Maloku thotë se është e palogjikshme që LDK nuk i jep mundësinë Agim Veliut

KB Trepça synon debutim pozitiv në Ligën e Kampionëve

Trepça mposht Pejën

Krasniqi: Tre milionë euro për ndërtimin e shtëpive për qytetarët nga komunitetet në vitin 2023

Krasniqi: Inaugurimet në komunat në veri do të zhvillohen sipas Kushtetutës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën