TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rifillojnë punimet në rrugën A

by teve1
3 vjet ago
0
A A
Rifillojnë punimet në rrugën A

Gjykata Komerciale i ka hapur rrugë punimeve në Rrugën A, rreth tre muaj pas pezullimit të tyre.

Dhoma e Shkallës së Dytë e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë të gjykatës, në një vendim të shpallur të premten e javës së kaluar.

Në aktvendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë thuhet se janë aprovuar si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe palëve të interesuara: Komuna e Prishtinës dhe operatori ekonomik “Sallahu”.

Kolegji i Gjykatës Komerciale ka vlerësuar se pikërisht shtyrja e vendimit jo vetëm se është në kundërshtim me interesin publik, por rrezikon që të dëmtojë më shumë palët e përfshira në raport me paditësin.

Sipas aktvendimit është refuzuar si e pabazuar ankesa e “Pro & CO Group” sh.p.k. për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit që lejoi rinisjen e punëve në rrugën A.

Paditësi “Pro & Co Group” sh.p.k. ushtroi padi në Dhomat e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, me të cilën ka iniciuar konfliktin administrative si dhe ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të paditurës Organi Shqyrtues të Prokurirmit me nr.144/23 të datës 19.04.2023.

Kolegji i Gjykatës Komerciale – Dhomat e Shkallës së Dytë vlerëson se përfundimi dhe qëndrimi i Gjykatës së Shkallës së Parë nuk është i drejtë dhe si i tillë nuk mund të pranohet, pasi që aktvendimi i ataktuar është i përshirë me shkelje të dispozitave të procedurës kontestimore për shkak se aktvendimi i atakuar përmban të meta pasi që arsyet për faktet vendimtare janë të paqarta dhe kontradiktore.

“Duke i marrë parasysh pretendimet ankimore, Dhomat e Shkallës së Dytë vlerësojnë se me rastin e shtyrjes së ekzekutimit të vendimit, gjykata shqyrton dhe kufizohet vetëm në kushtet ligjore nga Neni 22 par.2 i Ligjit për Konfliktet Administrative, të cilat duhet të plotësohen në mënyrë kumulative në mënyrë të që shtyhet ekzekutimi i aktit administrative”, thuhet në aktvendim.

Tutje, theksohet se “Kolegji ka vlerësuar se Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka arritur të jep arsye bindëse për faktet vendimtare të cilat ndikojnë në zbatimin e drejtë të dispozitës së Nenit 22 par.2 të LKA-së, duke mos balancuar drejtë kërkesën e palëve në raport me kriteret ligjore”.

“Bazuar në vlerësimin e Kolegjit, Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka arritur që të përcaktojë drejtë interesin publik, i cili në rastin konkret është i kufizuar në interesin për të vazhduar ose jo projektin që është objekt i procedurës së prokurimit, në raport me kërkesat e paditësit”, thuhet në aktvendim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pas rikthimit si deputete: Betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës

Osmani pas rikthimit si deputete: Betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Kosovës

Shoferi në Shtime gjobitet me 500 euro për tejkalim shpejtësie

Shoferi në Shtime gjobitet me 500 euro për tejkalim shpejtësie

Kryeqyteti paralajmëron për kushte të rënda atmosferike – qytetarët këshillohen për kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës nis fazën e gjashtë të dezinsektimit hapësinor

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë

Pas 3 dekadash në arrati, i dënuari për tre vrasje ekstradohet nga SHBA në Tiranë

Ushqimet që mund të stimulojnë rritjen e flokëve dhe të zvogëlojnë këputjen e tyre

Ushqimet që mund të stimulojnë rritjen e flokëve dhe të zvogëlojnë këputjen e tyre

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën