Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e një sasie të dyshuar të substancës narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, substanca është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i sigurimit, në perimetrin e brendshëm të institucionit.
Kontrollet janë kryer në fillim të ndërrimit të punës, me ç’rast janë kontrolluar edhe hapësirat e shëtitoreve brenda rrethojës së institucionit.
Pas zbulimit të substancës, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar.
“Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
Ky institucion ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi







