TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Diana Morina: Arlinda Zekaj kishte nevojë për mbrojtje sa ishte gjallë, jo për vajtim pas vrasjes së saj

by Tëvë1
9 minuta ago
0
A A
KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, ka nxitur reagime dhe mobilizim qytetar kundër femicidit në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje përgjegjësinë institucionale në mbrojtjen e grave nga dhuna.

Pas këtij rasti, aktivistet dhe aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të grave kanë kërkuar llogaridhënie për dështimet institucionale, ndjekje penale të përgjegjësve dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

Për këto zhvillime, kërkesat e protestës dhe vazhdimin e angazhimit të lëvizjes feministe, Diana Morina, aktiviste e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, ka folur në një intervistë për KosovaPress.

Ajo ka theksuar se organizimi i protestës dhe vazhdimësia e kësaj lëvizjeje mbështeten në angazhimin vullnetar të aktivisteve dhe aktivistëve nga e gjithë Kosova.

Sipas saj, pakënaqësia dhe revolta e tyre lidhen drejtpërdrejt me dështimin e institucioneve për të garantuar sigurinë, mbrojtjen dhe një jetë pa dhunë për gratë dhe vajzat.

“Marrë shkas nga vrasja e Arlindës dhe vrasja e dhjetëra grave më parë, dhe dhuna e përditshme të cilën e përjetojnë gratë në Kosovë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thirri menjëherë protestë kombëtare kundër femicidit. Protesta, si e tillë, dhe e gjithë lëvizja, organizohet dhe mbahet në punën vullnetare të një grupi organizativ, të përbërë prej shumë aktivistëve dhe aktivisteve nga e gjithë Kosova. Revoltimi i gjithsecilit në këtë grup dhe përtej, vjen prej dështimit të vazhdueshëm të shtetit për t’i mbrojtur gratë dhe për t’ua garantuar vajzave dhe grave një jetë me dinjitet, pa dhunë dhe një jetë në liri”, ka deklaruar Morina.

Morina ka përsëritur se duhet të ndiqen penalisht zyrtarët që, sipas saj, dështuan në përmbushjen e obligimeve ligjore në këtë rast, si dhe shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Ndër kërkesat e tjera ka përmendur trajtimin e femicidit si urgjencë kombëtare, vetingun e pavarur të sistemit të drejtësisë dhe sigurimin e banimit social për të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore.

Morina shprehet kritike edhe ndaj reagimeve të përfaqësuesve politikë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar se reagimet publike pas një tragjedie nuk mund ta zëvendësojnë përgjegjësinë e institucioneve që ato kanë pasur për ta mbrojtur atë gjatë kohës sa ishte gjallë.

“Reagimet pas vrasjes së Arlindës, përfshirë ato të pozitës dhe opozitës, i refuzojmë. Arlinda ka pasur nevojë për mbrojtje dhe garantim të të drejtave të saj bazike sa ishte gjallë, jo vajtim pas vrasjes së saj, vrasje e cila u ndërmjetësua prej vetë institucioneve shtetërore… Po e përmend si shembull që ministrja Gërvalla, në konferencën kur i ndau gjetjet e raportit që e pati kërkuar kryeministri Kurti, tha që femicid ka në të gjithë botën, jo vetëm në Kosovë. Me këtë logjikë të argumentit i bie që hajde ulemi krejt dhe nuk ndërmarrim asnjë veprim, sepse gratë vriten gjithkah, jo vetëm në Kosovë. Por jo, ne kemi ku ta drejtojmë gishtin dhe shteti duhet të marrë përgjegjësi dhe të japë llogari për dështimet e veta në mbrojtjen e grave”, tha Morina.

Duke folur për angazhimin e lëvizjes feministe, Morina ka paralajmëruar se protesta dhe angazhimi i aktivisteve do të vazhdojnë, me kërkesë për drejtësi për gratë e vrara dhe siguri për ato që janë gjallë.

“Ndërsa në nivel të lëvizjes, që në ditën e parë e kemi thënë që përfaqësuesit e partive politike nuk janë të mirëpritur në protestë. Nëse është nevoja, do të konfrontohen. Të gjitha partitë politike e kanë pasur apo e kanë pushtetin dhe nuk kanë sjellë asnjë ndryshim sistematik që i mbron gratë. Në vend që të jenë në protestë, duhet të jenë në karriget e tyre të pushtetit, në zyrat e tyre dhe të dalin t’ua prezantojnë aktivistëve dhe aktivisteve hapa konkretë në luftën kundër femicidit dhe t’i plotësojnë kërkesat e protestës.”

Morina ka këmbëngulur se protesta është qytetare dhe organizohet pa mbështetje partiake.

“Në njërën anë kemi partitë opozitare, siç e ka thënë para disa ditësh bashkaktivistja Liridona Sijarina, shumë qartë dhe publikisht, që partitë opozitare po tentojnë ta rrëmbejnë diskursivisht kauzën qytetare. Në anën tjetër, ka tentativa të organizuara për ta kontestuar protestën nga pushteti, duke thënë që është e lidhur me opozitën dhe që po synon ta rrëzojë qeverinë dhe ta destabilizojë qeverinë. Por po e them edhe një herë që kjo protestë është qytetare, mbahet mbi supet e punës vullnetare të aktivistëve e aktivisteve, me ndihmën financiare vullnetare prej vetë aktivistëve e aktivisteve dhe qytetarëve të Kosovës.”

Të shtunën, më 7 nëntor, në Prishtinë u mbajt protestë mbarëkombëtare kundër femicidit, organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit marshuan drejt institucioneve të vendit, duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe gratë e tjera të vrara, llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave. Ndër kërkesat kryesore ishte edhe trajtimi i femicidit si urgjencë kombëtare.

Tags: arlinda zekajTeve1vrasja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, munguan prokurori dhe e dëmtuara

Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, munguan prokurori dhe e dëmtuara

KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

Raportohet për dhunimin e një të miture në Gjakovë, i dyshuari ndodhet jashtë vendit

KRK kërkon falje për mesazhet drejtuar familjarit të Arlinda Zekajt, shqyrton mundësinë e faljes së kredisë

​Diana Morina: Arlinda Zekaj kishte nevojë për mbrojtje sa ishte gjallë, jo për vajtim pas vrasjes së saj

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, munguan prokurori dhe e dëmtuara

Shtyhet seanca ndaj Xhevat Krasniqit, munguan prokurori dhe e dëmtuara

KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

KFOR zhvillon ushtrime për menaxhimin e turmave dhe trazirave

Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë, policia nis hetimet

Raportohet për dhunimin e një të miture në Gjakovë, i dyshuari ndodhet jashtë vendit

Ilir “Liza” Abdullahu sillet në sallën e gjyqit, i pranishëm edhe Rrahim “Rrumqi” Abdullahu – akuzohen për vrasjen e Triumf Rizës

Ilir “Liza” Abdullahu sillet në sallën e gjyqit, i pranishëm edhe Rrahim “Rrumqi” Abdullahu – akuzohen për vrasjen e Triumf Rizës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën