TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rëndësia e ushqyerjes së foshnjes me qumështin e nënës

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Rëndësia e ushqyerjes së foshnjes me qumështin e nënës

Nuk duhet të harroni që ushqimi më i mirë për beben tuaj është qumështi i nënës.

A duhet ushqyer me gji bebja që sapo lind?

Sa më shpejt të fillojë dhënia e gjirit, aq më shpejt dhe me shumicë vjen qumështi i nënës. Për këtë arsye nënat pas lindjes normale duhet të fillojnë të japin gji që në tavolinën e lindjes. Nënat që lindin me operacion cezarian duhet të japin gji që pa u zgjuar plotësisht me ndihmën e dikujt tjetër.

Ditët e para, sasia e qumështit të nënës është e pakët. A është normale kjo?

Qumështi i gjirit ditët e para është i pakët. Për disa ditë prodhimi i qumështit arrin pikën maksimale dhe plotëson gjithë nevojat e bebes. Bebet lindin me një rezervë energjie dhe uji që mjafton për 3-4 ditë.

Për këtë arsye, bebes nuk i duhet dhënë ujë, ujë me sheqer, mama apo ushqime të ngjashme në ditët e para, meqë qumështi i nënës është i pakët.

Nëse fëmijës i jepen ushqime shtesë veç qumështit të nënës në orët dhe ditët e para, ai thith më pak gjirin e nënës dhe prodhimi i qumështit ulet. Është e gabuar të presësh prodhimin e qumështit të gjirit pa dhënë gji dhe gjatë kësaj kohe ta ushqesh beben me ushqime shtesë.

Në mënyrë që qumështi i nënës të jetë i shumtë dhe për një kohë të gjatë, bebet pas lindjes nuk duhet të marrin asnjë ushqim tjetër përveç qumështit të nënës. Duhet këmbëngulur në dhënien e qumështit të gjirit. Sasia e qumështit rritet pas lindjes në ditët 3 dhe 4. Prandaj, jepini gji bebes tuaj pa u shqetësuar dhe me durim.

A është i rëndësishëm qumështi i nënës?

Pas lindjes, qumështi që vjen 3-4 ditët e para dhe që është i pakët, quhet “qumështi i parë” ose në gjuhën shkencore “kolostrum”. Ky qumësht ka veti të ruajë beben nga shumë sëmundje të shkaktuara nga mikrobet e ndryshme. Bebet duhet ta marrin patjetër këtë qumësht. Hedhja dhe mosdhënia e këtij qumështi fëmijës sipas besëtytnive të vjetra është gjëja më e keqe që i bëhet bebes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

A ka ndonjë rrezik për shëndetin nxirja e frutave?

A ka ndonjë rrezik për shëndetin nxirja e frutave?

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Fazliji i bashkohet “Dardanëve” në grumbullim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën