TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Remitancat e diasporës rritën për 3.4%, shtetit i kërkohet strategji për shfrytëzim

Remitencat e diasporës edhe këtë vit janë duke e shënuar një rritje. Megjithatë, shqetësues vlerësohet fakti se ato përdoren kryesisht për konsum, pa një strategji shtetërore që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të vendit.

by TËVË 1
2 muaj ago
1 0
A A

Për shumë familje kosovare, ndihma nga diaspora është e domosdoshme.

Prandaj, remitencat mbeten burim i rëndësishëm i mbështetjes financiare për ekonomitë familjare dhe për ekonominë në përgjithësi.

Këtë e tregojnë statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës.

“Remitencat kane shënuar një rritje të periudhës prej 3.4% duke arritur vlerën prej 651.7 milionë euro. Projeksionet e BQK sugjerojnë se edhe vitet në vijim do të ketë rritje të remitencave me një mesatare të ngjashme të rritjes sikurse në vitet paraprake.Për periudhën janar-qershor të këtij viti, shuma e dërgesave e shënuar është 651.7 milionë euro (të dhënat e muajit qershor janë preliminare). Krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit të kaluar është shënuar një rritje për 21.6 milionë euro”.

Sipas ekonomistit Safet Gerxhaliu, remitencat duhet të përdoren për zhvillim dhe jo vetëm për konsum.

“Është për t’u brengosur fakti që remitancat shkojnë vetëm për konsum. Konsum i cili është i varur nga importi. Besoj që është koha kur duhet institucionet të mendojnë që të gjendet një metodë apo një formë që remitancat të jenë në funksion të zhvillimit: duke krijuar vende të reja të punës, duke sjellë teknologji moderne, duke ngritur nivelin e edukimit dhe përgatitjet profesionale. Por mbi të gjitha në përmirësimin e bilancit të pagesave, sepse në qoftë se vazhdojmë në këtë mënyrë, Kosova do të jetë një shtet që eksporton para të gatshme, por jo shërbime”, deklaroi Gerxhaliu.

Ai gjithashtu thekson se pa një strategji zhvillimore, Kosova nuk mund të shfrytëzojë potencialin e madh të diasporës për investime.

“Kosovës i mungon një strategji zhvillimore. Në qoftë se si shtet nuk ke strategji zhvillimore, atëherë nuk ke as një strategji se si të tërhiqet diaspora për të investuar në Kosovë. Në këtë drejtim, besoj që duhet të kemi një pako të veçantë që do të jetë stimuluese. Këtë e bëjnë vendet e rajonit. Prandaj, nuk duhet të shikohet kapitali i diasporës si një mjet për konsum, por si një mundësi për t’u zhvilluar, sepse me të vërtetë potenciali i diasporës kosovare është shumë më i madh sesa mendohet nga ana e politikës”.

Edhe sipas BQK-së, pjesa më e madhe e remitencave përdoren për konsum, duke mbuluar shpenzimet bazike të familjeve, ndërsa pjesa tjetër investohet kryesisht në patundshmëri.

Kronikë e realizuar nga Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Krasniqi i dërgon letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Krasniqi: Pesë vjet padrejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Kosova kërkon drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Hoxhaj: Veriu i Kosovës platformë elektorale, jo shtetërore

Hoxhaj: Qëndresa e ish-krerëve të UÇK-së është dëshmi e sakrificës dhe dashurisë për atdheun

Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj

Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj

“Ndërtuam aleanca të forta”, Rama: Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë

Rama: Nga viti i ardhshëm 100 milionë euro shtesë për pensionistët

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Ardon Jashari nuk ftohet nga Zvicra, përzgjedhësi ka një sqarim

Ardon Jashari nuk ftohet nga Zvicra, përzgjedhësi ka një sqarim

Yakini pret që gjysma e stadiumit të jetë me tifozë të Kosovës

Yakini nuk mendon për Kosovën, fokusohet njëherë te Suedia

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën