Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është takuar sot me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku ndër të tjerash kanë diskutuar për reformën në sistemin e drejtësisë.
Disa çështje të tjera me të cilat u informua për së afërmi Szunyog ishin Vettingu, Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje, si dhe të arriturat e deri tashme të Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi.
“Në këtë takim u vlerësua lartë edhe bashkëpunimi me shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe nga të dy palët u shpreh vlerësim për rritje të bashkëpunimit edhe në të ardhmen”, bëhet e ditur në njoftimin e MD-së. /Teve1.info/