TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Kuvendi  akoma nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo çështje po vlerësohet si një provë e rëndësishme për angazhimin ndërkombëtar të vendit.

by Jona Kelmendi
6 muaj ago
2 0
A A

Kosova është zyrtarizuar tashmë si anëtare themeluese e Bordit të Paqes.

Megjithatë, për t’u përmbushur në tërësi procesi, Kuvendi duhet ta ratifikoj këtë anëtarësim.

Mirëpo puna e deputetëve të Kuvendit tashmë është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të çështjes së zgjedhjes së Presidentit.

E përtej afateve, ratifikimi i kësaj marrëveshje, sipas profesorit Dashamir Bërxhulli, është një test i rëndësishëm për seriozitetin e Kosovës.

“Kriza politike në këtë aspekt, domethënë ndikon në marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe në një kuptim humbet besueshmërinë Kosova në raport me partnerët ndërkombëtarë. Dhe do të ishte mirë që këto lloj marrëveshjesh të ratifikoheshin, në mënyrë që Kosova të mbajë rolin që i takon në skenën ndërkombëtare dhe rrjedhimisht të rrisë besueshmërinë te partnerët tanë që na mbështesin dhe na rrinë afër në shumë aspekte domethënë, të konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës”, thotë njohësi i çështjeve politike, Dashamir Bërxulli.

Mosratifikimi i marrëveshjes, profesori Bërxhulli thotë se do t’i shkaktonte shumë humbje Kosovës.

“Partnerët presin që ne të kemi institucione stabile dhe të kemi një klasë politike e cila di të bëjë marrëveshje atëherë kur duhet, ndahet në pjesën e politikave dhe ofertës që i bëjnë votuesit, por nga ana tjetër kur merr angazhim ndërkombëtar, ajo i respekton ato. Në këtë aspekt besoj që Kosova humb shumë si perceptim dhe realisht domethënë rrit dyshimin se Kosova në momente të caktuara nuk i ndërmerr hapat e duhur që të qëndrojë si partnere e barabartë në tavolinën e shteteve demokratike”, thotë ai.

Për shkak se anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes i duhet edhe drita e gjelbër e Kuvendit, politologu Dorajet Imeri vlerëson se Presidentja Osmani nuk I bëri llogaritë mirë, kur vendosi që me dekret ta shpërndaj Kuvendin.

“Prandaj, në kuptimin e mosdakordimit, pasojat do të ishin se Kosova fillimisht ose më saktë Z. Osmani  s’i ka bërë parashikimet e duhura se sa është e gatshme Kosova t’i marrë këto obligime ndërkombëtare, por nuk besoj që do të arrijë deri tek kjo, si të themi, situatë. Unë besoj që Kuvendi do të mund ta ratifikojë këtë marrëveshje”, shprehet Imeri.

Bordi i Paqes kryesohet nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e konsideron atë si një trup të ri për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lushtaku i kundërpërgjigjet Abdixhikut për bllokun opozitar: Pallavra, mos e përdor emrin tim

Lushtaku i kundërpërgjigjet Abdixhikut për bllokun opozitar: Pallavra, mos e përdor emrin tim

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani kritikon VV-në për afatin e konstituimit të Kuvendit: As interpretimin e tyre politik nuk po e respektojnë

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike në Prishtinë

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike në Prishtinë

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri ther me thikë dy të mitur në Drenas, arrestohet

Lushtaku i kundërpërgjigjet Abdixhikut për bllokun opozitar: Pallavra, mos e përdor emrin tim

Lushtaku i kundërpërgjigjet Abdixhikut për bllokun opozitar: Pallavra, mos e përdor emrin tim

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Aksident në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari pas përplasjes me motor

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani kritikon VV-në për afatin e konstituimit të Kuvendit: As interpretimin e tyre politik nuk po e respektojnë

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike në Prishtinë

500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike në Prishtinë

Situata me zjarrin në Himarë – Gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona

Situata me zjarrin në Himarë – Gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

I mituri ther me thikë dy të mitur në Drenas, arrestohet

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Arrestohen dy persona të dyshuar për tentativë vrasjeje në Lipjan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën