Është raportuar se një veturë është djegur në Pejë.
Policia njofton se eksperti i zjarreve ka dal në vendin e ngjarjes, ku edhe ka konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.
Lidhur me këtë rast, kanë nisur edhe hetimet.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë vetura pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve i cili ka konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimisht. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh. /teve1.info/